Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shpallje konkurimi për vend të lirë pune në shërbimin civil, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, të ngritjes në detyrë dhe të pranimit nga jashtë shërbimit civil, për kategorinë e mesme drejtuese.

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil”, i ndryshuar neni 26, VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, kreu II dhe kreu III, Këshilli i Lartë Gjyqësor, njofton shpalljen e konkurimit për vend të lirë pune në shërbimin civil, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, të ngritjes në detyrë dhe të pranimit nga jashtë shërbimit civil, për kategorinë e mesëm drejtuese (të tre procedurat zhvillohen në të njëjtën kohë),  si më poshtë:
-1 (një) vend, në pozicionin Këshilltar, në Njësinë Mbështetëse të Komisioneve të Përhershme (Kategoria e Mesme Drejtuese, II-b), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.
-Përshkrimi i përgjithshëm i punës, për pozicionin Këshilltar, në Njësinë Mbështetëse të Komisioneve të Përhershme, është si  më poshtë:
– Kërkimi ligjor dhe hartimi i projekt akteve individuale dhe nënligjore (dhe relacionet përkatëse) të cilat shqyrtohen dhe miratohen në mbledhjet plenare të Këshillit ose në komisione, në ushtrim të kompetencave të Këshillit.
– Hartimi i opinioneve ligjore, politikave, deklaratave e qëndrimeve për llogari ose në emër të Këshillit ose komisioneve të tij (Këshillit) si dhe kontributi për hartimin e ligjeve në fushën e veprimtarisë së Këshillit duke mbajtur gjithnjë parasysh nevojën për përafrimin me legjislacionin europian.
– Hartimi i raporteve dhe relacioneve shpjeguese mbi çeshtje që ka në kompetencë anëtari i komisionit të përhershëm apo të përkohshëm, duke asistuar atë në përmbushjen e detyrës si anëtar i komisionit respektiv.
– Përgatit dhe konsulton Anëtarët për të gjithë problematikën ligjore të vendimeve të KLGJ-së apo akteve të tjera administrative, që dalin gjatë ushtrimit të funksionit të tyre.
– Kërkimi i informacionit, hartimi i dokumentacionit dhe këshillimi mbi funksionet e komisioneve të përhershme të Këshillit.
– Këshilltari jep mendime në formë të shkruar për projektaktin/et apo çështje të dërguar për shqyrtim anëtarit/komisionit/Këshillit.
– Harton raporte dhe përgatit relacione shpjeguese mbi çeshtje që ka në kompetencë anëtari i komisionit të përhershëm/ përkohshëm për ta asistuar atë në përmbushjen e detyrës si anëtar i komisionit respektiv.
– Kushtet e përgjithshme, kandidati duhet të plotësojë të gjitha kushtet e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, përcaktuar në nenin 21, të ligjit nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.
I. KONKURIMI, NËPËRMJET PROCEDURËS SË LËVIZJES PARALELE.
(Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunës civil të së njëjtës kategori, nga të gjithë institucionet pjesë e shërbimit civil).
I.1. Kushtet minimale, që kandidati duhet të plotësojë për vendin e lirë, sipas procedurës për lëvizjen paralele, janë si më poshtë:
– Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës (Kategoria e Mesme Drejtuese, II-b);
– Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (me dokument nga institucioni);
– Të ketë të paktën vlerësimin e fundit të rezultateve në punë, „mirë“ apo „shumë mirë“;
– Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurim.
I.2. Kërkesat e posaçme për pozicionin Këshilltar, në Njësinë Mbështetëse të Komisioneve të Përhershme, janë si  më poshtë:
– Të zotërojë diplomë të nivelit Master Shkencor (ose të barazvlefshme), në Shkenca Juridike. Diploma e nivelit Bachelor, duhet të jetë e të njëjtës fushë;
– Të ketë të paktën 5 (pesë) vite eksperiencë pune në profesion;
– Të ketë njohuri të një gjuhe të BE (me dokument);
– Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup.
I.3. Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brenda datës 06.06.2023, me postë në adresën Këshilli i Lartë Gjyqësor, Adresa; Rruga: “Ana Komnena”, godina Poli i Drejtësisë, Tiranë, ose elektronikisht në adresën e email: burimenjerezore@klgj.al, kopje të dokumenteve të mëposhtëm:
– Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkurron;
– Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
– Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS);
– Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
– Dokument për kategorinë në shërbimin civil (kategoria e mesme drejtuese, me dokument nga institucioni);
– Dokument që nuk ka masë disiplinore në fuqi, (me dokument nga institucioni);
– Vlerësimin e fundit të rezultateve në punë (dokument i nënshkruar dhe i vulosur);
– Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit;
– Vetëdeklarim për vërtetimin e gjendjes gjyqësore, sipas linkut https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2018/10/formulari-i-vetdeklarimit-gjendja-gjyqesore.pdf
– Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
– Dokumentacion tjetër, mbi trajnimet, kualifikimet (nëse ka);
– Dëshmi të njohurive të një gjuhe të BE (me dokument);
– Fotokopje e kartës së identitetit/pasaport;
– Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve të sipërcituara, sjell skualifikimin e kandidatit.
I.4. Konkurimi sipas procedurës së lëvizjes paralele, është i hapur për nëpunësit civil të të njëjtës kategori dhe do të realizohet në dy faza;
I.4.a. Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale dhe kërkesave të posaçme në shpalljen për konkurim për lëvizjen paralele, do të kryhet brenda datës 08.06.2023, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe brenda ditës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme në shpalljen për konkurim për lëvizjen paralele dhe administrimin e listës së atyre që nuk i plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme.
(Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e përgjegjëse e burimeve njerëzore, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail-it).
I.4.b. Intervista e strukturuar me gojë, për kandidatët që plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme, do të zhvillohet me datë 16.06.2023, ora 11.00, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
I.4.c. Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në intervistë janë, mbi;
– Ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
– Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar;
– Ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij;
– Ligjin nr. 96/2016 “ Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij;
– Ligjin nr. 152/2013 “ Për nëpunësit civil”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij;
– Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “ Për rregullat etike në administratën publike”;
– Ligjin nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”;
– Ligjin nr. 7850, datë 29.07.1994 “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
– Ligjin nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”.
I.4.d. Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet në lidhje:
-me dokumentacionin e dorëzuar, për përvojën, trajnimet apo kualifikimet, vlerësimet individuale në punë, vlerësim i cili në total është 40 pikë.
-me njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencës për përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karierën, gjatë intervistës së srukturuar me gojë, vlerësim i cili në total është 60 pikë.
Mënyra e vlerësimit do kryehet sipas VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.3.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, për kategorinë e mesëm dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurimit të hapur” të DAP-it.
I.5. Data e daljes së rezultateve do të njoftohet në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe portalin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit.
I.6. Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së email të kandidatit.
II. KONKURIMI NËPËRMJET PROCEDURËS SË NGRITJES NË DETYRË DHE TË PRANIMIT NGA JASHTË SHËRBIMIT CIVIL.
(Në rast se pozicioni i lirë i shpallur, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, nuk është plotësuar, pra rezulton i lirë, atëherë ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë dhe të pranimit nga jashtë shërbimit civil. Këtë informacion do ta merrni në faqen zyrtare të internetit, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga data 22.06.2023).
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë proçedurë vetëm nëpunës civil të një kategorie paraardhëse, nga të gjithë institucionet pjesë e shërbimit civil, që plotësojnë kushtet minimale për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e posaçme për vendin e lirë, si dhe të gjithë kandidatët jashtë shërbimit civil, që plotësojnë kushtet e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, sipas nenit 21, të ligjit nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme, për vendin e lirë të shpallur.
II.1. Kushtet minimale, që kandidati duhet të plotësojë për vendin e lirë, sipas procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil, janë si  më poshtë:
– sipas procedurës së ngritjes në detyrë;
– Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, kategoria e ulët drejtuese (me dokument nga institucioni) ose të barazvlefshme me to;
– Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (dokument nga institucioni);
– Të ketë të paktën vlerësimin e fundit, „mirë“ apo „shumë mirë“;
– Të ketë njohuri të një gjuhe të BE (me dokument);
– Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurim.
– sipas procedurës së pranimit nga jashtë shërbimit civil;
– Të ketë eksperiencë pune në profesion jo më pak se 5 (pesë) vite;
– Të mos kenë procese gjyqësore, civile, penale, administrative në proces, si dhe të mos jenë në ndjekje penale nga prokuroria;
– Të ketë njohuri të një gjuhe të BE (me dokument);
– Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurim;
II.2. Kërkesat e posaçme për pozicionin Këshilltar, në Njësinë Mbështetëse të Komisioneve të Përhershme, janë si  më poshtë:
– Të zotërojë diplomë të nivelit Master Shkencor (ose të barazvlefshme), në Shkenca Juridike. Diploma e nivelit Bachelor, duhet të jetë e të njëjtës fushë;
– Të ketë të paktën 5 (pesë) vite eksperiencë pune në profesion;
– Të ketë njohuri të një gjuhe të BE (me dokument);
– Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup.
II.3. Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brenda datës 12.06.2023, me postë në adresën Këshilli i Lartë Gjyqësor, adresa; Rruga: “Ana Komnena”, godina Poli i Drejtësisë, Tiranë, ose elektronikisht në adresën e email: burimenjerezore@klgj.al, kopje të dokumenteve të mëposhtëm:
– Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkurron;
– Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
– Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS);
– Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
– Dokument për kategorinë në shërbimin civil (kategoria e ulët drejtuese, me dokument nga institucioni, për kandidatët brenda shërbimit civil);
– Dokument që nuk ka masë disiplinore në fuqi, (dokument nga institucioni, për kandidatët brenda shërbimit civil);
– Vlerësimin e fundit të rezultateve në punë (dokument i nënshkruar dhe i vulosur, për kandidatët brenda shërbimit civil);
– Dëshmi të njohurive të një gjuhe të BE (me dokument);
– Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit;
– Vetëdeklarim për vërtetimin e gjendjes gjyqësore, sipas linkut https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2018/10/formulari-i-vetdeklarimit_gjendja-gjyqesore.pdf
– Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria;
– Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
– Dokumentacion tjetër, mbi trajnimet, kualifikimet (nëse ka);
– Fotokopje e kartës së identitetit/pasaport;
– Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve të sipërcituara, sjell skualifikimin e kandidatit.
II.4. Konkurimi sipas procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil, realizohet në dy faza:
Konkurimi është i hapur për nëpunësit civil (kategoria e ulët drejtuese ose në pozicione të barazvlefshme me to) dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil, që kanë të paktën 5 (pesë) vjet eksperiencë punë në profesion dhe që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për vendin e lirë.
II.4.a. Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale dhe kërkesave të posaçme në shpalljen për konkurim, sipas procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil, do të kryhet brenda datës 22.06.2023, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe brenda ditës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e veçanta në shpallje sipas procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil, si dhe do administrohet lista e atyre që nuk i plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme.
II.4.b. Kandidatët që plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme në shpallje, do të marrin informacion në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe portalin e Shërbimi Kombëtar të Punësimit, duke filluar nga data 22.06.2023, për fazat e mëtejshme që i përkasin kësaj procedure konkurimi:
– Për verifikimin paraprak.
– Për datë, orën dhe vendin e zhvillimit të testimit me shkrim dhe intervistës.
– Për mënyrën e vlerësimit të kandidatëve konkurues.
– Për datën e daljes së rezultateve.
II.4.c. Fusha e njohurive, ku do të vlerësohen njohuritë, aftësitë dhe cilësitë, janë:
-Kandidatët në testimin me shkrim, do të vlerësohen në lidhje me njohuritë mbi;
– Ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
– Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar;
– Ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij;
– Ligjin nr. 96/2016 “ Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij;
– Ligjin nr. 152/2013 “ Për nëpunësit civil”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij;
– Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “ Për rregullat etike në administratën publike”;
– Ligjin nr. 9367, datë 07.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”;
– Ligjin nr. 7850, datë 29.07.1994 “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
– Ligjin nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”.
-Kandidatët në intervistën e strukturuar me gojë do të vlerësohen, në lidhje me njohuritë mbi; bazën ligjore të sipërcituar, si dhe njohuritë, aftësitë, kompetencat mbi përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
II.4.d. Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet në lidhje me:
–  Jetëshkrimin, që konsiston në arsimimin, përvojën në punë, trajnimet apo kualifikimet, të lidhura me fushën, deri 20 pikë.
–  Vlerësimin e testimit me shkrim, deri në 40 pikë.
– Vlerësimi i intervistës së strukturuar me gojë, që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karierën, deri 40 pikë.
Mënyra e vlerësimit do kryehet sipas VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.3.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, për kategorinë e mesëm dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurimit të hapur” të DAP-it.
II.5. Data e daljes së rezultateve të konkurimit  dhe mënyra e komunikimit;
II.5.a Data e daljes së rezultateve, të gjithë kandidatët pjesëmarrës do të njihen me to duke vizituar faqen zyrtare të internetit, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga data 22.06.2023.
II.5.b Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së email të kandidatit.
II.5.c Të gjithë kandidatët që aplikojnë për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil, do të marrin informacion në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke filluar nga data 22.06.2023, për fazat e mëtejshme që i përkasin kësaj procedure konkurimi
Tiranë, më datë 26.05.2023

L ë n d a: Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak sipas procedurës së lëvizjes paralele në kategorinë e mesme drejtuese.

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 26 dhe VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, kreu II, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, ju njoftojmë se për pozicionin:
– Këshilltar, në Njësinë Mbështetëse të Komisioneve të Përhershme (Kategoria e Mesme Drejtuese, II-b), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor,
Procedura e lëvizjes paralele mbyllet për mungesë aplikimi dhe vendi vakant është i vlefshëm për konkurrim nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë dhe të pranimit nga jashtë shërbimit civil.

Tiranë, më datë 08.06.2023

 

Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak dhe vazhdimit të konkurimit sipas procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil, për kategorinë e mesme drejtuese.

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 26 dhe VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, kreu III, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve minimale dhe kërkesave të veçanta për ngritjen në detyrë dhe pranimin nga jashtë në shërbim civil, të përcaktuara në shpalljen për konkurim, për pozicionin Këshilltar, në Njësinë Mbështetëse të Komisioneve të Përhershme (Kategoria e Mesme Drejtuese, II-b), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se:
-Kandidati i kualifikuar për të vazhduar konkurimin sipas procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil, është:
– Dorina Prifti,

– Testimi me shkrim, ku do të vlerësohen njohuritë në lidhje me bazën ligjore të shpallur në fazën e parë, do të zhvillohet më datë 04.07.2023, ora 10.30, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
– Në të njëjtën ditë, më datë 04.07.2023, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, pas zhvillimit të testimit me shkrim, do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë, ku do të vlerësohen njohuritë mbi; bazën ligjore të shpallur, aftësitë, kompetencat mbi përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

Tiranë, më datë 22.06.2023

 

L ë n d a: Dërgojmë për shpallje listën fituese,

Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Kreu III, pika 36 dhe 39, në përfundim të konkurrimit të hapur sipas procedurës së pranimit nga jashtë shërbimit civil, për 1 (një) vend, në pozicionin Këshilltar, në Njësinë Mbështetëse të Komisioneve të Përhershme (Kategoria e Mesme Drejtuese, II-b), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju dërgojmë për publikim, listën fituese si më poshtë:

1. Dorina Prifti 73.20 pikë,

 

Tiranë, më datë 10.07.2023

Back to top