Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, datë 6 Prill 2023

Sot, në datë 06.04.2023, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, u organizua ceremonia e betimit të gjyqtarit z. Albert Keraj, i cili ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2021-2022, i emëruar më datë 06.03.2023.
Më tej, Këshilli vijoi me zhvillimin e Mbledhjes Plenare të radhës në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:
Këshilli vendosi të shtyjë shqyrtimin e projektvendimeve “Për kualifikimin dhe lejimin për të marrë pjesë në provimin e vlerësimit profesional të kancelares në detyrë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}, të znj. {…}” / “Për skualifikimin dhe ndërprerjen e marrëdhënies së punës së kancelares në detyrë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}, znj. {…}”.
Në kuadër të procesit të vlerësimit etiko profesional të gjyqtarëve, Këshilli miratoi raportin për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtares znj. {…}, për vitin 2021.
Në kuadër të zbatimit të “Hartës së Re Gjyqësore”, Këshilli miratoi vendimet për:
• Krijimin e Komisionit të Ristrukturimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat;
• Krijimin e Komisionit të Ristrukturimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë;
• Krijimin e Komisionit të Ristrukturimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje;
• Krijimin e Komisionit të Ristrukturimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet;
• Krijimin e Komisionit të Ristrukturimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin;
• Krijimin e Komisionit të Ristrukturimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec;
• Krijimin e Komisionit te Ristrukturimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë;
• Krijimin e Komisionit te Ristrukturimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë;
• Krijimin e Komisionit të Ristrukturimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë.

Back to top