Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Sot në datën 24.03.2023, znj. Marçela Shehu, anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, e caktuar për Marrëdhëniet me Median dhe Publikun, në vijim të punës për hartimin e “Projektudhëzuesit standard të marrëdhënies së gjykatës me publikun dhe median”, në bashkëpunim me Qendrën për Çështjet e Informimit Publik (INFOÇIP) zhvilloi një tryezë diskutimi me përfaqësues të medias.

Sot në datën 24.03.2023, znj. Marçela Shehu, anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, e caktuar për Marrëdhëniet me Median dhe Publikun, në vijim të punës për hartimin e “Projektudhëzuesit standard të marrëdhënies së gjykatës me publikun dhe median”, në bashkëpunim me Qendrën për Çështjet e Informimit Publik (INFOÇIP) zhvilloi një tryezë diskutimi me përfaqësues të medias.Në këtë takim ishin të pranishëm anëtarë të grupit të punës, ekspertët e projektit EWMI si edhe disa gjyqtarë të caktuar për mediat. Përfaqësuesit e mediave u njohën me “Projektudhëzuesin standard të marrëdhënies së gjykatës me publikun dhe median”, i cili synon standardizimin e marrëdhënieve të gjykatave me publikun dhe median, si dhe rritjen e transparencës, besimit të publikut dhe të kuptueshmërisë nga publiku dhe media të veprimtarisë gjyqësore.Në qendër të diskutimeve në këtë takim konsultues ishte dhënia e mendimeve mbi projektudhëzuesin, me qëllim gjetjen e mekanizmave efikase që vendosin ura të reja bashkëpunimi midis sistemit gjyqësor dhe medias.Ky takim konsultues u mbështet nga programi “Open court through press judges”, përmes MATRA, qeveria Holandeze.

 

Back to top