Sot në datën 20.03.2023, anëtarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, e caktuar për Marrëdhëniet me Median dhe Publikun, znj. Marçela Shehu zhvilloi një takim me gjyqtarët e caktuar për mediat.
Sot në datën 20.03.2023, anëtarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, e caktuar për Marrëdhëniet me Median dhe Publikun, znj. Marçela Shehu zhvilloi një takim me gjyqtarët e caktuar për mediat.
Qëllimi i takimit ishte konsultimi mbi hartimin e “Projektudhëzuesit standard të marrëdhënies së gjykatës me publikun dhe median”. Projektudhëzuesi reflekton praktikat e deritanishme të marrëdhënieve gjykatë – media/publik, si dhe praktikat më të mira ndërkombëtare të sjella nga projekti i zbatuar nga East – West Management Institute (EWMI) dhe INFOCIP.
Kjo iniciativë e Këshillit të Lartë Gjyqësor synon standardizimin e marrëdhënieve të gjykatave me publikun dhe median, si dhe rritjen e transparencës, besimit të publikut dhe të kuptueshmërisë nga publiku dhe media të veprimtarisë gjyqësore.