Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, datë 15 Mars 2023

Sot, në datën 15.03.2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës ku shqyrtoi çështjet si vijon:

Në kuadër të procesit të vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtarëve, Këshilli vendosi miratimin e raporteve të vlerësimit për gjyqtaren znj. {…}, për periudhën e vlerësimit 2013-2016 dhe për periudhën e vlerësimit 2017-2019.

Në vijim, Këshilli vendosi miratimin e raporteve të vlerësimit etik dhe profesional, për periudhën e vlerësimit 2017-2019, për gjyqtarët znj. {…}, znj. {…} dhe z. {…}.

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr. 502, datë 21.11.2022, për kandidaten znj. Anila Guri.

Më tej, Këshilli vendosi përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për pozicionet e lira në fushën e të drejtës penale, të shpallura me vendimet nr. 502 dhe nr. 503, datë 21.11.2022, për kandidaten znj. Armela Hasantari.

Gjithashtu, Këshilli vendosi përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë, të shpallur me vendimin nr. 501, datë 21.11.2022, për kandidaten znj. Yrfet Shkreli.

Këshilli vijoi mbledhjen duke miratuar vendimin për një ndryshim në listën e gjyqtarëve udhëheqës të caktuar me vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 252, datë 07.07.2022.

Këshilli vendosi përfundimin pa vendim përfundimtar të procedurës së vlerësimit etik dhe profesional, për periudhën e vlerësimit 2017-2019, për gjyqtarin z. {…} dhe në përfundim, miratoi procesverbalet e disa mbledhjeve plenare.

Back to top