Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Sot më datë 8 shkurt 2023, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami, priti në një takim pune Sekretaren e Përgjithshme të Rrjetit Evropian për Trajnimin Gjyqësor (EJTN), znj. Ingrid Derveaux

Sot më datë 8 shkurt 2023, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami, priti në një takim pune Sekretaren e Përgjithshme të Rrjetit Evropian për Trajnimin Gjyqësor (EJTN), znj. Ingrid Derveaux e cila shoqërohej nga z. Giovanni Pasqua dhe znj. Vanja Tekic, përfaqësues të projektit të Ballkanit Perëndimor II.

Takimi u zhvillua në tone të ngrohta dhe miqësore dhe u fokusua në çështje të bashkëpunimit midis institucionit të KLGJ-së dhe Rrjetit Evropian me qëllim ngritjen e kapaciteteve në sistemin gjyqësor shqiptar. Pjesëmarrësit u dakordësuan për forcimin e bashkëpunimit dhe përmes një pjesëmarrje më aktive të Këshillit të Lartë Gjyqësor në aktivitetet e këtij Rrjeti, kjo edhe në bashkëpunim të ngushtë me Shkollën e Magjistraturës e cila aktualisht mban statusin e vëzhguesit në Rrjetin Evropian për Trajnimin Gjyqësor.

Back to top