Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, datë 19 Janar 2023

Sot në datën 19.01.2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës ku shqyrtoi çështjet si vijon:

Në seancën dëgjimore publike të shqyrtimit të kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për fillimin e shqyrtimit të procedimit disiplinor në ngarkim të magjistratit {…}, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}, Këshilli vendosi të shtyjë seancën dëgjimore për në datën 13.02.2023, ora 11:00.

Pas procedurave të shortit, Këshilli caktoi në përbërjen e Komisionit të përkohshëm për shqyrtimin e ankimeve kundër vendimeve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për arkivimin e ankimit ose pushimin e hetimit ndaj një gjyqtari, për vitin 2023, si anëtarë z. Ilir Rusi, z. Alban Toro dhe znj. Irena Plaku, dhe si anëtarë zëvendësues znj. Yllka Rupa dhe z. Klodian Kurushi.

Në vijim të procesit për vlerësimin e punës së gjyqtarëve, Këshilli vendosi miratimin e raportit për vlerësimin etik dhe profesional, me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimit), për periudhën e vlerësimit 2013-2016, gjatë ushtrimit të detyrës së ndihmësmagjistratit në Gjykatën e Lartë të gjyqtares znj. {…} si dhe miratimin e raportit për vlerësimin etik dhe profesional, për periudhën 2017-2019, të gjyqtares znj. {…}.

Back to top