Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Në mbështetje të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë”, me qëllim përgatitjen e dokumentacionit teknik dhe preventivit të mallrave/ çmimeve për procedurën e prokurimit me objekt “Blerje pajisje për sigurinë në gjykatat”, Këshilli i Lartë Gjyqësor bënë thirrje publike për shfaqje interesi për 1 (një) ekspert/ shoqëri “projektues instalator”

Eksperti/ shoqëria përveç kushteve të përgjithshme të ushtrimit të profesionit të përcaktuara në legjislacionin në fuqi, duhet të plotësojë njëkohësisht edhe kriteret e mëposhtme:

1. Licencë profesionale në projektim të kat. 4 “Projektues instalator”, shkronja c- Projektim i linjave e rrjeteve elektrike, për objekte civile e industriale, shkronja f- Projektim i sistemeve kundra zjarrit, shkronja g- Projektim të sistemeve të monitorimit dhe automatizimit në industri dhe ndërtesa, shkronja i- Projektim ndriçim rrugor, shesheve, dekorativ, ndriçim të objekteve të mëdha sportive, porteve, aeroporteve etj, shkronja j- Projektim i rrjeteve të telefonisë, citofonisë, fonisë, internetit, tv, access kontroll, CCTV, sisteme alarmi, sistemet e dedeektimit të zjarrit, etj., për objekte civile e industriale.

2. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje në lidhje me veprimtarinë.

Aplikantët duhet të dorëzojnë brenda datës 27.01.2023, ora 16:00, fizikisht pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, me adresë Godina “Poli i Drejtësisë, rr. Ana Komnena, Tiranë, dokumentat si më poshtë vijon:

1. Licencë Katgoria 4 “Projektues instalator”, pika c, f, g, i. J

2. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje në lidhje me veprimtarinë.

Pas përfundimit të periudhës së aplikimit, Komision i Posaçëm i ngritur pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, brenda 24 orëve, do të kryejë verifikimin e plotësimit të kritereve formale të sipërcituara.

Brenda 24 orëve nga miratimit i listës paraprake, Komisioni i Posaçëm kryen procedurën e intervistimit me kandidatët e kualifikuar me qëllim vlerësimin e aftësive komunikuese e qasjes sociale të tyre, si dhe brenda 24 orëve, shpallet fituesi.

Kushtet e veçanta do të përcaktohen në Kontratë.

 

Lënda: Njoftim mbi rezultatet e verifikimit të plotësimit të kritereve formale,

Në mbështetje të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë”, si dhe referuar thirrjes publike të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për shfaqje interesi për 1 (një) ekspert/shoqëri “Projektues instalator”, me qëllim përgatitjen e dokumentacionit teknik dhe preventivit të mallrave/cmimeve për procedurën e prokurimit me objekt “Blerje pajisje për sigurinë në gjykata”, njoftime se:

• Shoqëria “Net – Group” shpk, me NIPT: L72023002P, shpallet fituese, si dhe njoftohet për paraqitje pranë ambjenteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 31.01.2023, ora 15:00, për zhvillimin e intervistës me qëllim vlerësimin e aftësive.

Date 30.01.2023

 

Lënda: Njoftim mbi shpallje fituesi.

Në mbështetje të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë”, si dhe referuar thirrjes publike të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për shfaqje interesi për 1 (një) ekspert/shoqëri “Projektues instalator”, në vijim të intervistës së zhvilluar datë 31.01.2023, ora 15:00, me qëllim vlerësimin e aftësive, njoftojmë ekspertin/shoqërinë fituese, Shoqëria “Net – Group” shpk, me NIPT: L72023002P, të paraqitet nesër, më datë 01.02.2023, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për nënshkrimin e akt marrëveshjes dhe pranimin e kushteve të veçanta të kontratës.

Date 31.01.2023

Back to top