N j o f t i m për shpallje, për pranimin me konkurim, në Kategorinë e Lartë Drejtuese.
Bazuar në ligjin nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar, neni 32 dhe VKM nr. 118, datë 5.3.2014, “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe anëtarëve të TND-së”, i ndryshuar, kreu VIII, Këshilli i Lartë Gjyqësor, njofton shpalljen e procedurës për pranimin me konkurim, në kategorinë e lartë drejtuese, si më poshtë:
– 1 (një) vend, në pozicionin Drejtor Departamenti, në Departamentin e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Administrative (Nëpunës Civil, Kategoria e Lartë Drejtuese, I-b), në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
I- Përshkrimi i përgjithshëm i punës, për pozicionin Drejtor i Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Administrative, është si më poshtë:
– Menaxhon, mbikëqyr dhe përgjigjet direkt në lidhje me aktivitetin e Departamentit që ka në varësisë;
– Raporton në mënyrë periodike tek Sekretari i Përgjithshëm për punën dhe aktivitetin e Departamentit në varësi të tij;
– Përgatit raporte dhe bën propozime për mbarëvajtjen e punës së Departamentit;
– Përcakton objektivat dhe siguron administrimin efiçent të burimeve financiare, materiale e njerëzore të Drejtorive që ka në varësi;
– Përgjigjet për disiplinën në strukturën që drejton dhe në bazë të legjislacionit në fuqi për statusin e nëpunësit civil, brenda kompetencave ligjore, merr masa për çdo nëpunës që thyen rregullat;
– Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga Sekretari i Përgjithshëm;
II- Konkurimi është i hapur për nëpunësit civil të kategorisë së mesme drejtuese (II-b), pjesë e shërbimit civil.
II.1. Kushtet e përgjithshme, kandidati duhet:
-Të plotësojë të gjitha kushtet e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, sipas nenit 21, të ligjit nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar.
-Të zotërojë aftësi, njohuri dhe cilësi të përcaktuara në kuadrin e kompetencës, si: Aftësi për të drejtuar dhe menaxhuar veprimet e ndryshme, Aftësi komunikimi, Aftësi të drejtimit strategjik, Ndërtim i marrëdhënieve ndërpersonale, Efektivitet, Aftësi pune në grup, Kuptim të gjerë të kompetencave ndërsektoriale, Njohuri mbi fenomenet sociale dhe ekonomike, Besueshmëri, Vizion, Të qenët krijues, Integritet, Njohuri për sistemin ligjor evropian.
-Të zotërojë njohuri të gjera lidhur me fushën e përgjegjësisë së institucionit, mbi menaxhimin e sistemit buxhetor dhe të shërbimit civil, si dhe aftësi shumë të mira drejtimi (lidership), formulimi politikash, menaxhimi strategjik, aftësi analitike, komunikimi, negocimi; kërkohet rregullisht gjykim dhe iniciativë për t’u marrë me probleme komplekse.
II.2. Kriteret e veçanta, për pozicionin Drejtor i Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Administrative (Nëpunës Civil Niveli i Lartë Drejtues, I-b), janë si më poshtë:
– Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, kategoria niveli i mesëm drejtues (dokument nga institucioni).
– Të zotërojë diplomë të nivelit Master Shkencor (ose të barazvlefshme), në Shkencat Juridike. Diploma e nivelit Bachelor, duhet të jetë e të njëjtës fushë. Diplomat e marra jashtë vendit, duhet të jenë të njohura nga institucioni përgjegjës për njesimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
– Të ketë të paktën 7 (shtatë) vite eksperiencë pune në profesion, nga të cilat të paktën 1 (një) vite, si nëpunës civil i nivelit të mesëm drejtues ose në pozicione të barasvlefshëm me to (kategoria e pagës II-b).
– Të ketë të paktën vlerësimin e fundit, mirë apo shumë mirë.
– Të mos ketë masë disiplinore, në fuqi, (dokument nga institucioni).
– Të mos kenë procese gjyqësore, civile, penale, administrative që janë në proces, si dhe të mos jenë në ndjekje penale nga prokuroria,
– Të ketë njohuri të një gjuhe të BE.
– Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup.
III- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit.
III.1. Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brënda datës 13.02.2023, me postë në adresën Këshilli i Lartë Gjyqësor, adresa; Rruga: “Ana Komnena”, godina Poli i Drejtësisë, Tiranë, ose elektronikisht në adresën e email: [email protected], kopje të dokumenteve të mëposhtëm:
– Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkurron;
– Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
– Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS);
– Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
– Dokument për kategorinë në shërbimin civil (kategoria e mesme drejtuese, me dokument nga institucioni),
– Dokument që nuk ka masë disiplinore në fuqi, (dokument nga institucioni);
– Vlerësimin e fundit të rezultateve në punë;
– Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);
– Vetëdeklarim për vërtetimin e gjendjes gjyqësore, sipas linkut https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2018/10/formulari-i-vetdeklarimit_gjendja-gjyqesore.pdf
– Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria;
– Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
– Dokumentacion tjetër, mbi trajnimet, kualifikimet (nëse ka);
– Dëshmi të njohurive të një gjuhe të BE (me dokument);
– Fotokopje e kartës së identitetit/pasaport;
– Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve të sipërcituara, sjell skualifikimin e kandidatit.
IV- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak.
IV.1. Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve të përgjithshme dhe kritereve të veçanta në shpalljen për konkurim, do të kryhet brenda datës 23.02.2023, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe brenda ditës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe kriteret e veçanta, të shpalljes për konkurim.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe kriteret e veçanta, do të njoftohen nëpërmjet adresës së email, për shkaqet e mos kualifikimit.
Shpallja do të bëhet në faqen zyrtare të internetit, të KLGJ-së dhe në portalin Shërbimi Kombëtar i Punësimit.
V- Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet konkurimi.
Kandidatët në testimin me shkrim dhe intervistën e strukturuar me gojë, do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë dhe cilësitë, në lidhje me:
V.1. Njohuri mbi ;
– Ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,
– Ligjin nr. 115/2016, “Për organet e sistemit të drejtësisë” i ndryshuar,
– Ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
– Ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të RSH”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
– Ligjin nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatës së lartë të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,
– Ligjin nr. 9131, datë 08.9.2003 “Për rregullat e etikës në Administratën Publike”,
– Ligjin nr. 9367, datë 07.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”,
– Ligjin nr. 7850, datë 29.07.1994 “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
– Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësit civil”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
– Ligjin nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”.
V.2. Aftësi për të ;
– Drejtuar dhe menaxhuar departamentin;
– Organizuar dhe ndarë punën në departamentin që drejton;
– Menaxhuar situata emergjente;
– Menaxhuar situata të cilat nuk kanë qenë të parashikuara;
– Marrë vendime mbi bazën e argumentave;
– Shprehur opinionin dhe argumentat në mënyrë të rrjedhshme dhe të sjellshme;
– Respektuar të tjerët (kolegët, vartësit, qytetarët) dhe dëgjuar opinionin e tyre;
– Bashkëpunuar me kolegët, duke ndarë me ta informacionin dhe njohuritë e nevojshme; Komunikuar procesin e vendimmarrjes bazuar në argumenta dhe analizë të pasojave;
– Ndërmarrë nisma të ndryshme strategjike dhe afatgjata brenda kompetencave të funksionit me qëllim përmbushjen e detyrave funksionale, përmbushjen e objektivave dhe përcaktimin e rrugëve dhe hartimin e planeve për mënjanimin e risqeve në realizimin e tyre, duke shfrytëzuar kapacitetet njerëzore dhe materiale me kosto sa më të ulët dhe me rendiment maksimal;
– Krijuar procedura apo politika të reja;
– Ndryshuar procedura apo politika ekzistuese në mënyre inovative;
– Menaxhuar dhe inkurajuar departamentin për të zhvilluar ide të reja
VI- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve.
VI.1. Vlerësimi i kandidatëve pjesëmarrës konsiston në;
-dokumentacionin e dorëzuar, vlerësimin e jetëshkrimit, përvojën, trajnimet apo kualifikimet, vlerësimet individuale në punë, vlerësim i cili në total është 10 pikë,
-testimin me shkrim, vlerësim i cili në total është 40 pikë,
-në intervistën e strukturuar me gojë, në lidhje me njohuritë,aftësitë, kompetencës për përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karierën, vlerësim i cili në total është 50 pikë.
VI.2. Mënyra e vlerësimit do kryehet sipas VKM nr. 118, datë 5.3.2014, “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe anëtarëve të TND-së”, i ndryshuar, dhe Udhëzimit nr. 6, datë 19.9.2014, “Për procesin e rekrutimit dhe emërimit të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues, anëtarë të TND” të DAP-it, i ndryshuar.
VII- Data e zhvillimit të konkurimit,
VII.1. Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 15.03.2023, ora 11.00, në ambjetet e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Pas zhvillimit të testimit me shkrim, kandidatët do të njoftohen nëpërmjet adresës së tyre të email, në lidhje me datën, orën dhe vendin e zhvillimit të intervistës së strukturuar me gojë.
VIII- Data e shpalljes së rezultateve për vlerësimin përfundimtar.
VIII.1. Lista përfundimtare e fituesve e përbërë nga kandidatët që kanë grumbulluar mbi 70 pikë, të renditur duke filluar nga ai me më shumë pikë, do të shpallet në faqen zyrtare të internetit, të KLGJ-së dhe në portalin Shërbimi Kombëtar i Punësimit, në datën 15.03.2023.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk janë shpallur fitues do të njoftohen nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore, pranë KLGJ-së, nëpërmjet adresës së tyre të e-mail.
Tiranë, më datë 10.01.2023
L ë n d a: Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak dhe vazhdimit të konkurimit sipas shpalljes për pranimin me konkurim, për kategorinë e lartë drejtuese.
Bazuar në ligjin nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 32 dhe VKM nr. 118, datë 5.3.2014, “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe anëtarëve të TND-së”, i ndryshuar, Kreu VIII në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve minimale dhe kërkesave të veçanta për pranimin me konkurim, të përcaktuara në shpalljen për konkurim, për pozicionin Drejtor Departamenti, në Departamentin e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Administrative (Nëpunës Civil, Kategoria e Lartë Drejtuese, I-b), në Këshillin e Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se:
-Kandidati i kualifikuar për të vazhduar konkurimin, është:
1. Etrita Petriti,
-Testimi me shkrim, ku do të vlerësohen njohuritë në lidhje me bazën ligjore të shpallur në fazën e parë, do të zhvillohet më datë 15.03.2023, ora 11.00, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
– Në të njëjtën ditë, më datë 15.03.2023, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, pas zhvillimit të testimit me shkrim, do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë, ku do të vlerësohen njohuritë mbi; bazën ligjore të shpallur, aftësitë, kompetencat mbi përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Tiranë, më datë 10.01.2023
Shpallje listën fituese.
Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 32 dhe VKM nr. 118, datë 05.03.2014, “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe anëtarëve të TND-së”, i ndryshuar, kreu VIII, pika 13 dhe Udhëzimit nr. 6, datë 19.09.2014 “Për procesin e rekrutimit dhe të emërimit të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues, anëtarë të TND”, të DAP, i ndryshuar, në përfundim të konkurrimit të hapur sipas procedurës për pranim me konkurim, në kategorinë e lartë drejtuese, për 1 (një) vend, në pozicionin Drejtor Departamenti, në Departamentin e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Administrative (Nëpunës Civil, Kategoria e Lartë Drejtuese, I-b), në Këshillin e Lartë Gjyqësor, ju dërgojmë për publikim, listën fituese si më poshtë:
1. Etrita Petriti 81.20 pikë,
Tiranë, më datë 16.03.2023