Njoftim për shtyp, Datë 29 Dhjetor 2022
Sot në datën 29.12.2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës ku shqyrtoi çështjet si vijon:
Këshilli miratoi vendimin për caktimin e numrit të gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
Më tej, Këshilli i Lartë Gjyqësor pas shqyrtimit të projektvendimit për ndarjen me short të çështjeve gjyqësore, vendosi miratimin e saj.
Në vijim, Këshilli miratoi vendimin për rishpërndarjen e numrit të pozicioneve të punës në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe në Gjykatat e Rretheve Gjyqësore.
Gjithashtu, miratoi vendimin për miratimin e rregullave standarte për organigramën dhe përshkrimin e detyrave dhe përgjegjësive të pozicioneve të nëpunësve civilë gjyqësore dhe punonjësve të tjerë të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
Ndër të tjera, në mbledhjen plenare u miratua edhe vendimi për krijimin, funksionimin dhe kompetencat e Komisioneve të Ristrukturimit.
Këshilli vendosi miratimin e Rregullores “Për zhvillimin e procedurave disiplinore për kancelarin, këshilltarin dhe ndihmësin ligjor”.
Këshilli gjithashtu, vendosi miratimin e udhëzimit për caktimin e procedurës dhe masës së trajtimit financiar të gjyqtarit për shërbimin në skemën e delegimit, për transferimin e përkohshëm, për caktimin e përkohshëm dhe caktimit për një çështje të veçantë.
Në kuadër të mirëadministrimit të fondeve buxhetore, Këshilli vendosi detajimin e fondeve buxhetore të vitit 2023, për sistemin gjyqësor.
Ndër të tjera KLGJ-ja vendosi miratimin e programit të vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtarëve për vitin 2023.
Në përfundim të mbledhjes së sotme Këshilli miratoi procesverbalet e mbledhjeve plenare të Këshillit të Lartë Gjyqësor, të datave: 04.10.2022 (2 mbledhje), 10.10.2022, 13.10.2022, 14.10.2022, 18.10.2022, 21.10.2022, 25.10.2022 (3 mbledhje), 27.10.2022, 01.11.2022, 02.11.2022, 04.11.2022, 14.11.2022, 17.11.2022, 21.11.2022, 24.11.2022, 01.12.2022.