Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, Datë 14 Dhjetor 2022

Sot, në datën 14.12.2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:

Këshilli shqyrtoi dhe më pas miratoi vendimin për vlerësimin etik dhe profesional, me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimit), për periudhën e vlerësimit 2013 – 2016, të gjyqtares znj. {…}.

Po kështu, Këshilli vijoi mbledhjen me shqyrtimin dhe më pas miratimin e vendimit për vlerësimin etik dhe profesional, të gjyqtares znj. {…}, për vitin 2021.

Më tej, Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi vendimin për komandimin e gjyqtarit z. Florin Demollari në pozicionin e Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit në Ministrinë e Drejtësisë.

Ndër të tjera, Këshilli miratoi vendimin për deklarimin e përfunduar pa një vendim përfundimtar të procedurës së verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të pozicionit, të pasurisë dhe figurës, për ish-kancelarin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër, z. Albert Kazia.

Gjithashtu, Këshilli miratoi vendimin për kualifikimin e kandidates znj. {…} dhe vijimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën Administrative të Apelit, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 571, datë 07.12.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Duke vijuar mbledhjen, Këshilli miratoi vendimet përkatëse për kualifikimin e dy kandidatëve për në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrat, profili gjyqtar, për vitin akademik 2022-2023, të z. {…}, z {…} si dhe kualifikimin e një kandidateje, për në programin e formimit fillestar të Shkollës së Magjistraturës, viti akademik 2022 – 2023, profili ndihmës ligjor, të znj. {…}.

Këshilli vendosi shtyrjen e shqyrtimit të projektvendimit “Për kualifikimin/skualifikimin e kandidatëve znj. {…} dhe znj. {…}, për në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrat, profili gjyqtar, për vitin akademik 2022-2023”.

Back to top