Njoftim për shtyp, Datë 01 Dhjetor 2022
Sot, në datën 01.12.2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjen si vijon:
Në përputhje me dispozitat ligjore përkatëse, pas procedurës të shortit, Këshilli vendosi caktimin e relatorit për zhvillimin e procedimit disiplinor nr.3/2022, të filluar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, në ngarkim të magjistratit {…}, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}.