Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Zv. kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, z.Ilir Rusi mori pjesë në Konferencën Rajonale të Këshillave Gjyqësorë të organizuar me iniciativën e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Zv. kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, z.Ilir Rusi mori pjesë në Konferencën Rajonale të Këshillave Gjyqësorë të organizuar me iniciativën e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kjo konferencë u zhvillua në datat 31 tetor-1 nëntor 2022 në Shkup, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Bosnjë – Hercegovinës dhe të vendit organizator, Maqedonisë së Veriut. Aktiviteti u zhvillua me mbështetjen e projektit MATRA, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Hollandës dhe zbatuar nga Qendra Ndërkombëtare për Bashkëpunimin Ligjor (CILC)
Qëllimi i konferencës ishte ai i krijimi i një rrjeti bashkëpunimi ndërmjet këshillave gjyqësorë të Ballkanit Perëndimor duke synuar forcimin e bashkëpunimit, përmes shkëmbimit të njohurive dhe praktikave më të mira, mes tyre.
Në përfundim të konferencës përfaqësuesit e këshillave gjyqësorë nënshkruan një deklaratë bashkëpunimi për krijimin e Rrjetit Rajonal të Bashkëpunimit për Këshillat Gjyqësorë në Ballkanin Perëndimor.

Back to top