Njoftim për shtyp, Datë 14 Nëntor 2022
Sot, më datë 14.11.2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:
Këshilli shqyrtoi dhe miratoi vendimin për miratimin e listës së gjyqtarëve kandidatë për anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2023.
Gjithashtu, Këshilli miratoi vendimin për shpalljen e kërkesës për kandidatura nga radhët e gjyqtarëve për komandim në zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, kohëzgjatjen, kriteret dhe procedurën e komandimit.
Këshilli i Lartë Gjyqësor, pasi shqyrtoi projektvendimet, miratoi vendimet për kualifikimin për në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrat, profili gjyqtar, për vitin akademik 2022-2023 për kandidatët: znj.{…}, znj. {…}, z. {…}, znj. {…}, znj. {…}, znj. {…}, znj. {…}, z. {…} dhe znj. {…}.
Në vijim, Këshilli miratoi procesverbalet e mbledhjeve plenare të Këshillit të Lartë Gjyqësor, të datave 21.09.2022, 28.09.2022, 29.09.2022, 30.09.2022.
Në përfundim, Këshilli vendosi për caktimin e disa gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta, në një gjykatë tjetër, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme.