Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, Datë 21 Nëntor 2022

Sot, më datë 21.11.2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:

Këshilli miratoi vendimin “Për fillimin e funksionimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm”, në zbatim të VKM-së Nr. 495, datë 21.7.2022, “Për riorganizimin e Rretheve Gjyqësore dhe kompetencave tokësore të Gjykatave”.

Gjithashtu, Këshilli miratoi vendimet përkatëse për verifikimin e plotësimit të tre kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Lartë, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr.178, datë 11.05.2022, të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit, për gjyqtarët z. {…}, z. {…} dhe z. {…}.

Më tej, Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi vendimin për mbarimin e statusit të magjistratit për znj. {…}.

Ndër të tjera, Këshilli miratoi vendimet përkatëse për kualifikimin e tre kandidatëve, të z. {…}, znj. {…} dhe znj. {…} dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr.178, datë 11.05.2022, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në kuadër të procesit të plotësimit të pozicioneve të lira, Këshilli vendosi hapjen e tre pozicioneve të lira, për procedurën e ngritjes në detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në funksion të plotësimit të vendeve vakante të disa gjykatave të apeleve të vendit, Këshilli vendosi hapjen e procedurës së ngritjes në detyrë, përkatësisht për një pozicion të lirë në Gjykatën e Apelit Tiranë, Durrës dhe Korçë.

Këshilli miratoi vendimin për dërgimin e emrit të kandidatit i cili ka aplikuar për t’u komanduar, në pozicionin “Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit”, në Ministrinë e Drejtësisë.

Gjithashtu, Këshilli shqyrtoi projektvendimin për një ndryshim në vendimin nr. 280 datë 10.12.2019 “Për caktimin e gjyqtarëve për Mediat, i ndryshuar” për të cilën vendosi caktimin e gjyqtarit z. Sokol Pina si gjyqtar për Mediat, pranë Juridiksionit të Gjykatës së Apelit Durrës.

Pas shqyrtimit të kërkesës së gjyqtares znj. {…} me funksion në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}, Këshilli vendosi mbarimin e statusit të magjistratit për shkak të dorëheqjes.

Në përfundim, pas shqyrtimit të kërkesave të ardhura prej disa gjykatave, Këshilli vendosi caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve të veçanta, në gjykata të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionin në mënyrë të përhershme.

Back to top