Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, datë 04 Tetor 2022

Sot në datën 04.10.2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës ku shqyrtoi çështjet si vijon:

Këshilli vendosi të deklarojë të përfunduar, pa një vendim përfundimtar, shqyrtimin e kërkesave të gjykatave për caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme, si më poshtë: Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë,  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, Gjykata Administrativë të Shkallës së Parë Vlorë, Gjykata Administrativë e Shkallës së Parë Gjirokastër,  Gjykata e Apelit Durrës si dhe Gjykata Administrative e Apelit.

Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi vendimin për zgjatjen e afatit të caktimit në skemën e delegimit të gjyqtarit z. Laurent Fuçia, si dhe miratoi ricaktimin e gjyqtarit të skemës së delegimit z. Laurent Fuçia, në Gjykatën e Apelit Vlorë.

Më tej, Këshilli pas shqyrtimit të projektvendimeve për kualifikimin dhe lejimin për të marrë pjesë në provimin e vlerësimit profesional të kancelarit në detyrë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}, z. {…} dhe për skualifikimin dhe ndërprerjen e marrëdhënies së punës së kancelarit në detyrë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}, z. {…} vendosi kryerjen e verifikimeve të tjera shtesë.

Gjithashtu, Këshilli miratoi vendimin “Për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtares znj. {…}, për periudhën 2017-2019”.

Në vijim KLGJ vendosi caktimin e datës 25.10.2022, ora 11:00, si datë e zhvillimit të seancës dëgjimore, për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistratit, z. {…}, me detyrë gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë {…}.

Në përmbyllje të mbledhjes, Këshilli miratoi procesverbalet e mbledhjeve plenare të Këshillit të Lartë Gjyqësor, të datave 27.07.2022, 03.08.2022, 15.08.2022, 08.09.2022, 13.09.2022.

 

Back to top