Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami, priti në një takim kortezie ambasadoren e Bashkimit Europian në Tiranë, SH.S.Znj. Christiane Hohmann

Sot më datë 4.10.2022, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami, priti në një takim kortezie ambasadoren e Bashkimit Europian në Tiranë, SH.S.Znj. Christiane Hohmann.

Të pranishmit diskutuan mbi procesin e integrimit Europian të Shqipërisë si dhe rolin e institucioneve të pavarura të drejtësisë, veçanërisht atë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, me qëllim plotësimin e standardeve dhe praktikave më të mira Europiane në këtë fushë.

Bashkëbiseduesit e përqëndruan diskutimin e tyre si në rezultatet dhe sfidat e institucionit të KLGJ-së dhe në mekanizmat e ndërmarra prej tij në funksion të rritjes së transparencës, efiçencës dhe aksesit të publikut në sistemin gjyqësor përmes zbatimit në praktik të hartës së re gjyqësore dhe digjitalizimit të sistemit.

Ambasadorja u shpreh për mbështetje  të vazhdueshme në këto çështje të rëndësishme dhe se asistenca e BE-së nuk do të mungojë.

Back to top