Njoftim për shtyp, datë 19 Shtator 2022
Sot, në datën 19.09.2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:
Këshilli i Lartë Gjyqësor, miratoi vendimin për shfuqizimin e vendimit nr. 273, datë 20.07.2022 “Për pezullimin e procedurës së verifikimit të pasurisë dhe figurës të kandidatit për t’u emëruar magjistrat z.{…}”.
Më tej, Këshilli vendosi për renditjen e kandidatëve në procedurën e ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 119, datë 01.04.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Gjithashtu, Këshilli vendosi renditjen e kandidatëve në procedurën e ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 117/118, datë 01.04.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Duke vijuar me rendin e ditës, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi renditjen e kandidatëve në procedurën e ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit Korçë, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 132, datë 01.04.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”.
Ndër vendimet e marra sot nga Këshilli ishte edhe miratimi për kualifikimin për emërim dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor të z. Agim Korçari, për pozicionin e këshilltarit ligjor pranë Gjykatës së Lartë; miratimi për kualifikimin për emërim dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor të z. Leonard Kryeziu, për pozicionin e këshilltarit ligjor pranë Gjykatës së Lartë, si dhe miratimi për kualifikimin për emërim dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor të z. Alfred Gjonpali, për pozicionin e këshilltarit ligjor pranë Gjykatës së Lartë.
Këshilli i mbledhur në seancë plenare vendosi edhe për kualifikimin për emërim në shërbimin civil gjyqësor të znj. Klaida Muçaj, për pozicionin e ndihmësit ligjor pranë Gjykatave të Apelit.
Këshilli i Lartë Gjyqësor shqyrtoi dhe më pas miratoi projektaktin për transferimin e selisë së Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës, në selinë e Gjykatës së Apelit Durrës.
Mbledhja e Këshillit vijoi me shqyrtimin dhe miratimin e projektaktit për rishpërndarjen (transferimin) e fondeve buxhetore në programin 03310 Buxheti Gjyqësor, në shpenzime korrente, për vitin buxhetor 2022.
Këshilli miratoi gjithashtu një ndryshim në vendimin nr. 503, datë 25.10.2021 “Mbi transferimin e automjeteve të reja dhe atyre në përdorim, në sistemin gjyqësor” .
KLGJ vendosi, ndër të tjera, rishpërndarjen (transferimin) e fondeve buxhetore në programin 03310 Buxheti Gjyqësor, në shpenzime kapitale (investime), për vitin buxhetor 2022.
Në respektim të dispozitave ligjore, Këshilli vendosi për përsëritjen e transferimit të përkohshëm të gjyqtarit z. Adrian Shega në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës.
Gjithashtu Këshilli shqyrtoi dhe miratoi vendimin për përsëritjen e transferimit të përkohshëm të gjyqtarit z. Artur Prenga në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë.
Këshilli ka vijuar mbledhjen plenare me shqyrtimin dhe më pas miratimin e projektaktit për vlerësimin etik dhe profesional, për periudhën e vlerësimit 2013 – 2016, të gjyqtares znj. {…}.
Më tej Këshilli miratoi vendimin për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtares znj. {…}, për periudhën 2017-2019.
Në përfundim të mbledhjes, Këshilli vendosi për mbarimin e statusit të magjistratit të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor {…}, të z. {…}.