Njoftim për shtyp, datë 06 Korrik 2022
Sot, në datën 06.07.2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:
Këshilli shqyrtoi dhe miratoi vendimin për zgjatjen e afatit të caktimit në skemën e delegimit të gjyqtares znj. Atalanta Zeqiraj dhe ricaktimin e saj pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Më tej, Këshilli vendosi për përsëritjen e transferimit të përkohshëm të gjyqtarit Sami Ujkashi në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës.
Në vijim të mbledhjes, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi për kualifikimin e kandidates znj. {…}, për në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrat, profili gjyqtar, për vitin akademik 2021-2022.
Gjithashtu, Këshilli i Lartë Gjyqësor pasi shqyrtoi projektvendimin, vendosi kualifikimin për emërim në shërbimin civil gjyqësor të znj. {…}.
Në përfundim të mbledhjes së sotme, Këshilli vendosi për kryerjen e verifikimeve të tjera shtesë, referuar kualifikimit/skualifikimit të kandidatit z. {…}, për në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrat, profili gjyqtar, për vitin akademik 2021-2022.