Trajnimi I KLGJ i organizuar në bashkëpunim me qendrën ALTRI me temë: “Zhvillimi i komunikimeve me publikun dhe rritja e vizibilitetit të sistemit gjyqësor”
KLGJ në bashkëpunim me Qendrën ALTRI zhvilluan në datat 9 dhe 10 qershor trajnimin me temë “Zhvillimi i komunikimeve me publikun dhe rritja e vizibilitetit të sistemit gjyqësor”, me pjesëmarrje të përfaqësuesve të KLG-së, gjyqtarëve për median dhe nëpunësve civil të marrëdhënieve me median dhe publikun nga të gjitha nivelet gjyqësore (gjykatat e rretheve gjyqësore, gjykatat e Apelit dhe Gjykata e Lartë).
Trajnimi pati si qëllim diskutimin mes gjyqtarëve të medias dhe NCGJMP rreth problematikave të ndryshme të komunikimit me publikun dhe me median sipas Projekt-Planit të Komunikimit për sistemin gjyqësor të hartuar nga Qendra ALTRI në mbështetje të KLGJ.
Projekt-Plani i Komunikimit ka për qëllim të përcaktojë mënyrat e komunikimit, objektivat, audiencat, mesazhet kryesore dhe mjetet e nevojshme të komunikimit gjatë një harku kohor 2 vjeçar (2022 – 2024), në mënyrë që të rritet niveli i aksesit në informacion që publiku dhe media duhet të kenë mbi gjykatat në funksion të forcimit të besimit të publikut në veprimtarinë e tij.
Ky trajnim u realizua me mbështetjen financiare të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.