Njoftim për shtyp, datë 30 Qershor 2022
Sot, në datën 30.06.2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:
Këshilli shqyrtoi dhe miratoi vendimin për kualifikimin e kandidates znj. {…} dhe vijimin e procedurave të emërimit në Gjykatën e Apelit {…} dhe {…}, për dy pozicione të lira të shpallura me vendimet nr. 129 dhe nr. 135, datë 01.04.2021 dhe në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 128, datë 01.04.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Në vijim, Këshilli vendosi për kryerjen e verifikimeve të tjera shtesë, referuar kualifikimit/skualifikimit për emërim në shërbimin civil gjyqësor në pozicionin e këshilltares ligjore, të znj. {…}.
Ndërkohë pas shqyrtimit të projektaktit, Këshilli vendosi për kualifikimin për emërim në shërbimin civil gjyqësor të znj. {…}.
Gjatë mbledhjes plenare, Këshilli miratoi vendimin për rishpërndarjen e fondeve buxhetore, në programin 03310 “Buxheti Gjyqësor”, për vitin buxhetor 2022.
Gjithashtu, Këshilli miratoi vendimin për shpërndarjen e gjashtë motoçikletave nëpër disa gjykata.
Në vijim të rendit të ditës, Këshilli shqyrtoi dhe më pas miratoi kërkesën e gjyqtarit {…}, për vijimin e ushtrimit të veprimtarisë jashtë funksioni me pagesë.
Pas përcaktimit me short të relatorëve dhe nëpunësve përgjegjës, Këshilli vendosi fillimin e procedurës së vlerësimit etik dhe profesional me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimin) e 10 gjyqtarëve që kanë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit.
Më tej, Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi vendimin për vlerësimin etik dhe profesional, me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimit), për periudhën e vlerësimit 2013 – 2016, të gjyqtares znj. {…}.
Ndër të tjera, Këshilli miratoi vendimin për hapjen e procedurës së transferimit të përkohshëm për një pozicion të lirë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës.
Ndër vendimet e marra sot nga Këshilli ishte edhe miratimi i aktit për përditësimin e trupës së gjyqtarëve udhëheqës për periudhën 2021-2024.
Në përfundim të mbledhjes plenare, Këshilli vendosi përfundimin e funksionit si Kryetar i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë {…}, të z. {…}.