Njoftim për shtyp, datë 31 Maj 2022
Sot, në datën 31 Maj 2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës ku shqyrtoi çështjet si vijon:
Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi vendimin për zgjatjen e afatit të caktimit në skemën e delegimit, të gjyqtarit z. {…} dhe për ricaktimin e gjyqtarit të skemës së delegimit z. {…}, në Gjykatën e Apelit {…}.
Këshilli ndër të tjera, miratoi vendimin për zgjatjen e afatit të lejes së papaguar për magjistraten {…}, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor {…}.
Në mbledhjen e zhvilluar sot, Këshilli miratoi edhe vendimin për përsëritjen e transferimit të përkohshëm për gjyqtarin {…} në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë {…}.