Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, datë 27 Maj 2022

Sot, në datën 27 Maj 2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës ku shqyrtoi çështjet si vijon:

Mbledhja e Këshillit të lartë Gjyqësor vendosi t’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, të kandidatit z. Sokol Ngresi.

Nëpërmjet kësaj vendimmarrjeje, Këshilli, përmbylli me sukses procedurën e ngritjes në detyrë për kandidatin në fjalë.

Këshilli miratoi  vendimin për fillimin e procedurave të përzgjedhjes për emërim në Gjykatën e Lartë, të kandidatëve nga radhët e gjyqtarëve, për tre pozicionet e shpallura të lira, përkatësisht me vendimet nr. 535, nr. 536 dhe nr. 537, datë 17.11.2021, si edhe vendosi caktimin e relatorit për secilën procedurë përzgjedhjeje.

Në vijim të mbledhjes, Këshilli miratoi vendimin për fillimin e procedurës së përzgjedhjes për ngritjen në detyrë në Gjykatën Administrative të Apelit, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 571, datë 07.12.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, si edhe vendosi caktimin e relatorit për këtë procedurë përzgjedhjeje.

Ndër të tjera, Këshilli miratoi  vendimin për hapjen e procedurës së transferimit të përkohshëm për një pozicion të lirë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë.

Në përputhje me dispozitat ligjore, Këshilli miratoi fillimin e procedurës së verifikimit të kandidatëve për formimin fillestar për magjistrat, profili gjyqtar, në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2022-2023, si edhe caktoi relatorin për secilin kandidat.

Në vijim të kërkesave të përcjella nga disa gjykata, Këshilli miratoi caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme.

 

Back to top