Takim i Kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor me përfaqësues të nivelit të lartë të Komisionit Evropian
Më datë 31.03.2022, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), znj. Naureda Llagami priti në një takim pune përfaqësues të nivelit të lartë nga Drejtoria e Përgjithshme për Drejtësinë dhe Konsumatorët, e Komisionit Evropian.
Qëllimi i takimit ishte shkëmbimi i mendimeve mbi propozimin e përbashkët të KLGJ-së me Ministrinë e Drejtësisë për hartën e re gjyqësore, si një mjet për të zbutur efektet e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe për të garantuar efiçencë në ofrimin e shërbime gjyqësore për publikun.
Ndër të tjera, gjatë takimit u diskutuan edhe masat që KLGJ-ja ka ndërmarrë së fundmi, për të adresuar problematikat e sistemit gjyqësor në Shqipëri, në kuadrin e zbatimit të reformës në drejtësi dhe garantimit të një gjyqësori sa më të pavarur, transparent dhe efiçent.