Njoftim për shtyp, datë 20 Prill 2022
Sot në datën 20 Prill 2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës ku shqyrtoi çështjet si vijon:
Në vijim të shyqyrtimit të kërkesës të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistratit{…} me funksion gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}, Këshilli vendosi të shtyjë seancën dëgjimore duke caktuar datën 17 Maj 2022, ora 11:00.
Këshilli, në përfundim të procedurës së përzgjedhjes për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr 30, datë 25.01.2021 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, vendosi ngritjen në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, z.{…}
Gjithashtu, Këshilli vendosi për ngritjen në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, të znj {…}, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale të shpallur me vendimin nr. 396, datë 07.10.2020 të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Në kuadër të procesit të vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtarëve me qëllim gradimin, Këshilli vendosi miratimin e raportit të vlerësimit për z. {..} për periudhën 2013 – 2016.
Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të miratojë një ndryshim në Vendimin nr.12, datë 18.01.2019, “Për miratimin e strukturës organizative të administratës së Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i ndryshuar.
Në përfundim, Këshilli miratoi Raportin vjetor për gjendjen e sistemit gjyqësor dhe veprimtarinë e KLGJ, për vitin 2021”.