Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, datë 14 Prill 2022

Sot në datën 14 Prill 2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës ku shqyrtoi çështjet si vijon:

Në kuadër të procesit të vlerësimit  etik dhe profesional të gjyqtarëve, Këshilli vendosi miratimin e raporteve të vlerësimit për z. Sokol Ngresi, për vitin 2019 dhe  për z. Dritan Hasani për periudhën 2017-2019”.

Këshilli miratoi gjithashtu, procesverbalet e mbledhjeve plenare të Këshillit të Lartë Gjyqësor, të datave: 02.03.2022 (2 mbledhje), 07.03.2022, 08.03.2022, 09.03.2022, 10.03.2022, 16.03.2022, 23.03.2022, 25.03.2022, 28.03.2022, 29.03.2022, 30.03.2022.

Në vijim të kërkesave të përcjella nga disa gjykata, Këshilli miratoi caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta.

Back to top