N j o f t i m për shpallje konkurimi për vend të lirë pune në shërbimin civil, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, të ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil, për kategorinë e ulët drejtuese.
Bazuar në ligjin nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar, neni 26, VKM nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, kreu II dhe kreu III, Këshilli i Lartë Gjyqësor, njofton shpalljen e konkurimit për vend të lirë pune në shërbimin civil, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë dhe pranimit në shërbim civil, për kategorinë e ulët drejtuese (të tre procedurat zhvillohen në të njëjtën kohë), si më poshtë:
– 1 (një) vend, në pozicionin Shef i Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve për Magjistratët (Kategoria e Ulët Drejtuese, III-a), në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Departamentin e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Administrative, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.
-Përshkrimi i përgjithshëm i punës, për pozicionin Shef i Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve për Magjistratët, është si më poshtë:
- Menaxhon, kontrollon dhe përgjigjet nga pikëpamja organizative dhe operacionale, për të realizuar në kohë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi;
- Kontrollon dhe koordinon aktivitetin e specialistëve të sektorit që drejton;
- Udhëheq punonjësit e sektorit duke dhënë mbështetjen e nevojshme dhe duke udhëzuar ata për kryerjen e detyrave të caktuara;
- Bashkëpunon me sektorin tjetër brenda Drejtorisë si edhe me drejtoritë e tjera në Institucion dhe me homologët e saj jashtë institucionit;
- Zhvillon takime periodike me të gjithë punonjësit e Sektorit për të drejtuar punën, identifikuar problemet, planifikuar aktivitetet dhe ndarë përgjegjësitë;
- Siguron në kohë këshillim profesional, për hartimin dhe zbatimin e legjislacionit lidhur me strukturën dhe organikën e institucionit dhe përgatit raporte, analiza pune dhe informacione të ndryshme për Drejtorin e Drejtorisë;
- Ndjek dhe monitoron të gjitha procedurat e parashikuara në legjislacionin për Administratën Publike, lidhur me të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga ligji “Për Statusin e Nëpunësit Civil”;
- Nënshkruan korrespondencën që lidhet më anën tekniko-administrative të shqyrtimit të çështjeve të Sektorit;
- Merr masa për njohjen, zbatimin dhe përmirësimin e legjislacionit që lidhet me Sektorin dhe merr vendime për vlerësimin e punës së stafit, si dhe masa disiplinore nëse konstatohen shkelje të procedurave gjatë ushtrimit të detyrës ose mosrealizimit të tyre;
- Merr pjesë në hartimin e planeve strategjike apo çdo dokumenti tjetër të hartuar nga vetë institucioni apo në bashkëpunim me institucione të tjera kur kërkohet kontribut dhe mendim i tij;
- Merr pjesë në të gjitha procedurat apo proceset, ku legjislacioni kërkon pjesëmarrjen e këtij pozicioni;
- Raporton tek Drejtori i Drejtorisë për realizimin e detyrave funksionale dhe objektivave vjetore të shefit, problematikën e hasur dhe rekomandon alternativa për zgjidhjen e tyre;
- Kontribuon në menaxhimin e burimeve njerëzore në Institucion. Zbaton dispozitat ligjore të rekrutimit, lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë, karrierës, vlerësimit të performancës, procedimit disiplinor, pezullimit, ndërprerjes së marrëdhënieve të punës;
- Në përputhje me Kodin e Etikës në Administratën Publike, ndjek disiplinën për kohën e punës dhe të pushimit. Në rast të shkeljeve disiplinore, përgatit procedurat, i propozon Drejtorit të Drejtorisë masat disiplinore, sipas dispozitave ligjore në fuqi;
- Jep kontribut për bashkëpunimin me Shkollën e Magjistraturës në lidhje me trajnimin vazhdues të gjyqtarëve: 1. mbi këshillimin e Shkollës së Magjistraturës rreth programit të trajnimit vazhdues për gjyqtarët; 2. mbi kërkesat e gjyqtarëve për trajnimin vazhdues në Shkollën e Magjistraturës; 3. monitoron dhe raporton publikisht në lidhje me efektivitetin e trajnimeve; 4. kryen çdo detyrë tjetër që i jepet me ligj në fushën e trajnimit të gjyqtarëve.
- Ndjek menaxhimin e sistemit ProMagistrate të dosjeve dhe regjistrit të magjistratëve;
- Ndjek përpunimin e të dhënave për magjistratët, të cilat do t’u vihen në dispozicion komisioneve të përhershme dhe të përkohshme të KLGJ-së dhe strukturave të tjera të institucionit;
- Brenda fushës që mbulon, ndjek detyra që nuk janë parashikuar dhe që i ngarkohen nga eprorët e drejtpërdrejtë sipas hierarkisë.
– Kushtet e përgjithshme, kandidati duhet të plotësojë të gjitha kushtet e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, përcaktuar në nenin 21, të ligjit nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar.
I. KONKURIMI, NËPËRMJET PROCEDURËS SË LËVIZJES PARALELE.
(Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunës civil të së njëjtës kategori, nga të gjithë institucionet pjesë e shërbimit civil).
I.1. Kushtet minimale, që kandidati duhet të plotësojë për vendin e lirë, sipas procedurës për lëvizjen paralele, janë si më poshtë:
- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës (kategoria e ulët drejtuese, III-a);
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi, (dokument nga institucioni);
- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit të rezultateve në punë, mirë apo shumë mirë;
- Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurim;
I.2. Kërkesat e posaçme për pozicionin Shef i Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve për Magjistratët, janë si më poshtë:
- Të zotërojë diplomë të nivelit Master Shkencor (ose të barazvlefshme), në Shkenca Juridike ose në Shkenca Ekonomike. Diploma e nivelit Bachelor, duhet të jetë e të njëjtës fushë;
- Të ketë jo më pak se 3 (tre) vite, eksperiencë pune në profesion;
- Të ketë njohuri shumë mira të gjuhës angleze (me dokument);
- Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup.
I.3. Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brenda datës 12.02.2022, me postë në adresën Këshilli i Lartë Gjyqësor, Adresa; Rruga: “Ana Komnena”, godina Poli i Drejtësisë, Tiranë, ose elektronikisht në adresën e email: [email protected], kopje të dokumenteve të mëposhtëm:
- Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkurron;
- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS);
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Dokument për kategorinë në shërbimin civil (për kategorinë e ulët drejtuese, dokument nga institucioni);
- Dokument që nuk ka masë disiplinore në fuqi, (dokument nga institucioni);
- Vlerësimin e fundit të rezultateve në punë;
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit;
- Vetëdeklarim për vërtetimin e gjendjes gjyqësore, sipas linkut https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2018/10/formulari-i-vetdeklarimit-gjendja-gjyqesore.pdf
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Dokumentacion tjetër, mbi trajnimet, kualifikimet (nëse ka);
- Dëshmi të njohurive të gjuhës angleze (me dokument);
- Fotokopje e kartës së identitetit/pasaportë;
- Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve të sipërcituara, sjell skualifikimin e kandidatit.
I.4. Konkurimi sipas procedurës së lëvizjes paralele, është i hapur për nëpunësit civil të të njëjtës kategori dhe realizohet në dy faza;
I.4.a. Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale dhe kërkesave të posaçme në shpalljen për konkurim për lëvizjen paralele, do të kryhet brenda datës 14.02.2022, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe brenda ditës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme në shpalljen për konkurim për lëvizjen paralele dhe do administrohet lista e atyre që nuk i plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme.
(Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e përgjegjëse e burimeve njerëzore, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail-it).
I.4.b. Intervista e strukturuar me gojë, për kandidatët që plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme, do të zhvillohet me datë 23.02.2022, ora 11.00, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
I.4.c. Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në intervistë janë, mbi;
- Ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
- Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar;
- Ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
- Ligji nr. 96/2016 “ Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të RSH”, i ndryshuar;
- Ligjin nr. 9367, datë 07.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”;
- Ligjin nr. 152/2013 “ Për nëpunësit civil”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
- Ligjin 7850, datë 29.07.1994 “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
- Ligjin 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
- Ligji nr. 9131, datë 08.09.2003 “ Për rregullat etike në administratën publike”.
I.4.d. Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet në lidhje:
-me dokumentacionin e dorëzuar, për përvojën, trajnimet apo kualifikimet, vlerësimet individuale në punë, vlerësim i cili në total është 40 pikë.
-me njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencës për përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, gjatë intervistës së srukturuar me gojë, vlerësim i cili në total është 60 pikë.
Mënyra e vlerësimit do kryehet sipas VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.3.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, për kategorinë e mesëm dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurimit të hapur”, të DAP-it.
I.5. Data e daljes së rezultateve do të njoftohet në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe portalin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit.
I.6. Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së email të kandidatit.
II. KONKURIMI, NËPËRMJET PROCEDURËS SË NGRITJES NË DETYRË DHE PRANIMIT NGA JASHTË SHËRBIMIT CIVIL
(Në rast se pozicioni i lirë i shpallur, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, nuk është plotësuar, pra rezulton i lirë, atëherë ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë dhe të pranimit nga jashtë shërbimit civil. Këtë informacion do ta merrni në faqen zyrtare të internetit, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga data 03.03.2022).
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunës civil të një kategorie paraardhëse, nga të gjithë institucionet pjesë e shërbimit civil, që plotësojnë kushtet minimale për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e posaçme për vendin e lirë, si dhe të gjithë kandidatët jashtë shërbimit civil, që plotësojnë kushtet e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, sipas nenit 21, të ligjit nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar, kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme, për vendin e lirë të shpallur.
II.1. Kushtet minimale, që kandidati duhet të plotësojë për vendin e lirë, sipas procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil, janë si më poshtë:
a- sipas procedurës së ngritjes në detyrë;
- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar (kategoria paraardhëse), ose në pozicione të barazvlefshme me to.
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi, (dokument nga institucioni).
- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit, mirë apo shumë mirë.
- Të ketë njohuri shumë mira të gjuhës angleze (me dokument);
- Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurim.
b- sipas procedurës së pranimit nga jashtë shërbimit civil;
- Të ketë jo më pak se 3 (tre) vite, eksperiencë pune në profesion;
- Të mos kenë procese gjyqësore, civile, penale, administrative në proces, si dhe të mos jenë në ndjekje penale nga prokuroria;
- Të ketë njohuri shumë mira të gjuhës angleze (me dokument);
- Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurim;
II.2. Kërkesat e posaçme për pozicionin Shef i Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve për Magjistratët, janë si më poshtë:
- Të zotërojë diplomë të nivelit Master Shkencor (ose të barazvlefshme), në Shkenca Juridike ose në Shkenca Ekonomike. Diploma e nivelit Bachelor, duhet të jetë e të njëjtës fushë;
- Të ketë jo më pak se 3 (tre) vite, eksperiencë pune në profesion;
- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, kategoria paraardhëse (me dokument nga institucioni, për kandidatët nga brenda shërbimit civil) ose në pozicione të barazvlefshme me to.
- Të ketë njohuri shumë mira të gjuhës angleze (me dokument);
- Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup.
II.3. Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brenda datës 21.02.2022, me postë në adresën Këshilli i Lartë Gjyqësor, adresa; Rruga: “Ana Komnena”, godina Poli i Drejtësisë, Tiranë, ose elektronikisht në adresën e email: [email protected], kopje të dokumenteve të mëposhtëm:
- Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkurron;
- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS);
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Dokument për kategorinë në shërbimin civil (kategoria paraardhëse, me dokument nga institucioni, për kandidatët brenda shërbimit civil);
- Dokument që nuk ka masë disiplinore në fuqi, (me dokument nga institucioni, për kandidatët brenda shërbimit civil);
- Vlerësimin e fundit të rezultateve në punë (për kandidatët brenda shërbimit civil);
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit;
- Vetëdeklarim për vërtetimin e gjendjes gjyqësore, sipas linkut https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2018/10/formulari-i-vetdeklarimit-gjendja-gjyqesore.pdf
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria;
- Dokumentacion tjetër, mbi trajnimet, kualifikimet (nëse ka);
- Dëshmi të njohurive të gjuhës angleze (me dokument);
- Fotokopje e kartës së identitetit/pasaportë;
- Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve të sipërcituara, sjell skualifikimin e kandidatit.
II.4. Konkurimi sipas procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil, realizohet në dy faza:
Konkurimi është i hapur për nëpunësit civil (kategoria paraardhëse, ose në pozicione të barazvlefshme me to) dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil, që kanë të paktën 3 (tre) vjet eksperiencë punë në profesion dhe që plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme për vendin e lirë të shpallur.
II.4.a. Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale dhe kërkesave të posaçme në shpalljen për konkurim, sipas procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil, do të kryhet brenda datës 03.03.2022, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe brenda ditës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e veçanta në shpallje sipas procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil, si dhe do administrohet lista e atyre që nuk i plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme.
II.4.b. Kandidatët që plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme në shpallje, do të marrin informacion në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe portalin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, duke filluar nga data 03.03.2022, për fazat e mëtejshme që i përkasin kësaj procedure konkurimi:
– Për verifikimin paraprak.
– Për datë, orën dhe vendin e zhvillimit të testimit me shkrim dhe intervistës.
– Për mënyrën e vlerësimit të kandidatëve konkurues.
– Për datën e daljes së rezultateve.
II.4.c. -Fusha e njohurive, ku do të vlerësohen njohuritë, aftësitë dhe cilësitë që janë:
-Kandidatët në testimin me shkrim, do të vlerësohen në lidhje me njohuritë mbi;
- Ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
- Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar;
- Ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
- Ligji nr. 96/2016 “ Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të RSH”, i ndryshuar;
- Ligjin nr. 9367, datë 07.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”;
- Ligjin nr. 152/2013 “ Për nëpunësit civil”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
- Ligjin 7850, datë 29.07.1994 “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
- Ligjin 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
- Ligji nr. 9131, datë 08.09.2003 “ Për rregullat etike në administratën publike”.
-Kandidatët në intervistën e strukturuar me gojë do të vlerësohen, në lidhje me njohuritë mbi; bazën ligjore të sipërcituar, si dhe njohuritë, aftësitë, kompetencat mbi përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
II.4.d. Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet në lidhje me:
– Jetëshkrimin, që konsiston në arsimimin, përvojën në punë, trajnimet apo kualifikimet, të lidhura me fushën, deri 20 pikë.
– Vlerësimin e testimit me shkrim, deri në 40 pikë.
– Vlerësimi i intervistës së strukturuar me gojë, që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri 40 pikë.
Mënyra e vlerësimit do kryehet sipas VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.3.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, për kategorinë e mesëm dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurimit të hapur”, të DAP-it.
II.5. Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit;
II.5.a -Data e daljes së rezultateve, të gjithë kandidatët pjesëmarrës do të njihen me to duke vizituar faqen zyrtare të internetit, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga data 03.03.2022.
II.5.b -Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së email të kandidatit.
II.5.c -Të gjithë kandidatët që aplikojnë për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil, do të marrin informacion në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke filluar nga data 03.03.2022, për fazat e mëtejshme që i përkasin kësaj procedure konkurimi.
Tiranë, më datë 02.02.2022
Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak për lëvizje paralale në kategorinë e ulët drejtuese.
Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 26 dhe VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, kreu II, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim, ju njoftojmë se për pozicionin:
– Shef i Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve për Magjistratët (Kategoria e Ulët Drejtuese, III-a), në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Departamentin e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Administrative, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Procedura e lëvizjes paralele mbyllet për mungesë aplikimi dhe vendi vakant është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil.
Tiranë, më datë 14.02.2022
Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak dhe vazhdimit të konkurimit sipas procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë në shërbim civil, për kategorinë e ulët drejtuese.
Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 26 dhe VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, kreu III, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve minimale dhe kërkesave të veçanta për ngritjen në detyrë dhe pranimin nga jashtë në shërbim civil, të përcaktuara në shpalljen për konkurim, për pozicionin Shef i Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve për Magjistratët (Kategoria e Ulët Drejtuese, III-a), në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Departamentin e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Administrative, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se:
– Kandidati i kualifikuar për të vazhduar konkurimin sipas procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil, është:
- Veronida Iljazi,
– Testimi me shkrim, ku do të vlerësohen njohuritë në lidhje me bazën ligjore të shpallur në fazën e parë, do të zhvillohet më datë 16.03.2022, ora 11.00, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
– Në të njëjtën ditë, më datë 16.03.2022, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, pas zhvillimit të testimit me shkrim, do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë, ku do të vlerësohen njohuritë mbi; bazën ligjore të shpallur, aftësitë, kompetencat mbi përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Tiranë, më datë 03.03.2022
Shpallje listën fituese,
Në zbatim të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; VKM nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar; Kreu III, pika 36 dhe 39, në përfundim të konkurrimit të hapur sipas procedurës së ngritjes në detyrë dhe të pranimit nga jashtë shërbimit civil, për 1 (një) vend në pozicionin Shef Sektori, Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve për Magjistratët, Drejtoria e Burimeve Njerëzore, Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Administrative, (Kategoria e Ulët Drejtuese, III-a), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju dërgojmë për publikim, listën fituese si më poshtë:
- Veronida Iljazi 82.20 pikë
Tiranë, më datë 25.03.2022