Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, datë 31 Janar 2022

Sot, në datën 31.01.2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:

Këshilli, pasi verifikoi përmbushjen e kritereve ligjore vendosi kualifikimin dhe lejimin për të marrë pjesë në provimin e vlerësimit profesional të kancelares në detyrë në Gjykatën e Apelit Shkodër, znj. Greta Margjokaj.

Këshilli vendosi 45 kuota për magjistratë/profili gjyqtar dhe 10 ndihmës ligjorë, që do të pranohen në programin e formimit fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës, për vitin akademik 2022-2023, pas vlerësimit të situatës aktuale të sistemit gjyqësor, të ndikimit nga implementimi i reformës në drejtësi dhe të kapaciteteve të Shkollës së Magjistraturës.

Në vijim të procesit për vlerësimin e punës së gjyqtarëve si dhe në funksion të ngritjes në detyrë të tyre, Këshilli vendosi miratimin e raportit të vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtares Arbena Ahmeti, për vitin 2019.

Gjithashtu, Këshilli vendosi përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit Durrës, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile të shpallur me vendimin nr. 173, datë 28.05.2020, për kandidatin z. Florjan Kalaja.

Në përfundim, për shkak të ngritjes në detyrë, Këshilli vendosi përfundimin para afatit të shërbimit në skemën e delegimit, për gjyqtaren Igerta Hysi.

Back to top