Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Sot në datën 05.11.2021, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Znj. Naureda Llagami,  e shoqëruar nga Drejtoresha e  Departamentit të Programimit dhe Administrimit të Buxhetit, Znj. Luljeta Laze, mori pjesë në seancën dëgjimore për Shqyrtimin e projektligjit “Për buxhetin e vitit 2022” të zhvilluar para Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Znj. Llagami bëri një prezantim të nevojave buxhetore për sistemit gjyqësor të përkthyera në kërkesa buxhetore për projekt-buxhetin e vitit 2022.  Kryetarja e KLGJ-së theksoi se nevojat më të mëdha për mbështetje buxhetore janë ato për infrastrukturën ndërtimore të gjykatave si dhe për teknologjinë e informacionit për sistemin gjyqësor shqiptar.

Nga ana e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, u shpreh mbështetja për të akorduar fonde shtesë në lidhje me investimet për projektin e Gjykatës së Lartë dhe krijimin e një sistemi digjital të arkivave gjyqësore.

Back to top