Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, datë 03 Nëntor 2021

Sot, në datën 03.11.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:

Me kërkesë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Këshilli vendosi të shtyjë seancën dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistrates {…}, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…} dhe të caktojë seancën e radhës në datën 16.11.2021, ora 11:00.

Në vijim të procedurës së verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore përfshirë dhe pasurinë e figurën, të kandidatëve për pranimin në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2021-2022, profili gjyqtar, Këshilli vendosi kualifikimin e kandidates znj. Esmeralda Shehu.

Në kuadër të procesit të vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtarëve, si dhe të ngritjes në detyrë, Këshilli vendosi miratimin e raporteve të vlerësimit për gjyqtaren znj. Irida Kacerja, për periudhën e vlerësimit 2013-2016 dhe për vitin 2019.

Pas shqyrtimit të kërkesës për dorëheqje nga detyra të gjyqtarit së Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë {…}, Këshilli vendosi mbarimin e statusit të magjistratit {…}.

Këshilli vendosi mospranimin e kërkesës së gjyqtares znj. Merita Karaj, për t’u përjashtuar nga gjykimi i çështjeve gjyqësore të veçanta në një gjykatë tjetër, të ndryshme nga ajo ku ushtron funksionin në mënyrë të përhershme.

Gjithashtu, pas shqyrtimit të dy kërkesave së gjyqtares znj. Klejda Çapja, Këshilli vendosi përjashtimin nga gjykimi i çështjeve gjyqësore të veçanta në një gjykatë tjetër, të ndryshme nga ajo ku ushtron funksionin në mënyrë të përhershme dhe uljen e ngarkesës, për një periudhë dy mujore.

Këshilli miratoi një ndryshim në vendimin e tij nr. 315, datë 22.07.2021, në lidhje me caktimin e trupës së gjyqtarëve udhëheqës gjatë praktikës profesionale të kandidatëve për magjistratë të Shkollës së Magjistraturës, viti akademik 2021-2022.

Pas shqyrtimit të kërkesave të ardhura prej disa gjykatave, Këshilli vendosi caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve të veçanta, në gjykata të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionin në mënyrë të përhershme.

 

Back to top