Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Znj. Naureda Llagami, priti në një takim pune znj.  Susanne Schütz, Drejtoreshë e Drejtorisë për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet EFTA-s në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme, e cila ndodhej në vendin tonë për të zhvilluar konsultime qeveritare dhe biseda politike.  Znj. Schütz shoqërohej në këtë takim nga Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, SH.T.Z. Peter Zingraf

Sot më datë 04.11.2021, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Znj. Naureda Llagami, priti në një takim pune znj.  Susanne Schütz, Drejtoreshë e Drejtorisë për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet EFTA-s në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme, e cila ndodhej në vendin tonë për të zhvilluar konsultime qeveritare dhe biseda politike.  Znj. Schütz shoqërohej në këtë takim nga Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, SH.T.Z. Peter Zingraf.

Bashkëbiseduesit diskutuan mbi mbarëvajtjen e reformës në drejtësi për Shqipërinë dhe më veçanërisht mbi rëndësinë që ka mbarëvajtja e saj për sistemin gjyqësor në tërësi, për trupën gjyqësore por dhe për qytetarët shqiptarë të cilët presin dhe meritojnë një drejtësi të shpejt dhe pa vonesa. Çështje të tjera të rëndësishme, që u diskutuan, ishin ato të lidhura me eficencën e sistemit gjyqësor, miratimit dhe zbatimit të hartës së re gjyqësore, si dhe bashkëpunimi konstruktiv ndër-institucional.

Back to top