Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami, zhvilloi një takim me përfaqësues të rrjetit të inspektorëve të drejtësisë nga vendet anëtarë të BE-së, si Franca, Rumania dhe Portugalia

Sot, në datën 24.11.2021, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami, zhvilloi një takim me përfaqësues të rrjetit të inspektorëve të drejtësisë nga vendet anëtarë të BE-së, si Franca, Rumania dhe Portugalia.

Në fokus të takimit ishin ndryshimet e reja që solli Reforma në Drejtësi lidhur me procedimin disiplinor të gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe rolin e KLGJ-së, në këtë proces. Kryetarja informoi pjesëmarrësit në takim mbi bashkëpunimin e frytshëm që Këshilli i Lartë Gjyqësor ka me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, bashkëpunim ky i cili i shërben rikthimit të besimit të publikut tek sistemi gjyqësor.

Takimi vijoi me shkëmbimin e përvojave dhe eksperiencave në fushën e inspektimit dhe ushtrimin e së drejtës, ku bashkëbiseduesit identifikuan sa ngjashmëritë aq edhe dallimet mes vendeve të tyre, të cilat kishin një emërues të përbashkët: Forcimin dhe konsolidimin e institucioneve të shtetit të së drejtës!

 

Back to top