Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ), përfaqësuar nga znj. Brikena Ukperaj, Kryetare e Komisionit të Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale, në bashkëpunim me Këshillin e Evropës organizoi në Vlorë, trajnimin me temë: “Mbajtja e statistikave të besueshme gjyqësore si një mjet për matjen e performancës së gjykatave në Shqipëri”

Në datat 4-5 nëntor, Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ), përfaqësuar nga znj. Brikena Ukperaj, Kryetare e Komisionit të Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale, në bashkëpunim me Këshillin e Evropës organizoi në Vlorë, trajnimin me temë: “Mbajtja e statistikave të besueshme gjyqësore si një mjet për matjen e performancës së gjykatave në Shqipëri”.

Ky aktivitet, organizuar në kuadër të projektit SEJ III “Forcimi i Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Shqipëri” hapi siparin e një cikli trajnimesh që do të zhvillohen me përfaqësues të gjykatave mbi zbatimin e metodologjisë së re për mbledhjen e statistikave gjyqësore bazuar në udhëzimet e Komisionit Europian për Efikasitetin në Drejtësi (CEPEJ).

Gjatë fjalës së saj, znj. Ukperaj, theksoi rëndësinë e zbatimit korrekt të metodologjisë së re me qëllim përmirësimin e mbledhjes së të dhënave statistikore në mënyrë uniforme nga të gjitha gjykatat e Shqipërisë. Ndërsa, Drejtuesja e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, znj. Jutta Gutzkow, vuri theksin tek rëndësia e kuadrit të ri rregullator dhe rritjes së kapaciteteve të stafit të gjykatave mbi metodologjinë e CEPEJ-it, me qëllim zhvillimin e një sistemi gjyqësor efikas.

Në këtë trajnim morën pjesë kancelarët dhe personeli administrativ përgjegjës për mbledhjen e statistikave dhe mbajtjen e regjistrave manual të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe të Apelit Vlorë.

 

Back to top