Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, datë 5 Tetor 2021

Sot, në datën 5.10.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:

Me qëllim pjesëmarrjen e publikut në denoncimin e korrupsionit, në mbrojtjen e individëve që sinjalizojnë veprimet apo praktikat e dyshuara të korrupsionit, apo nga masat hakmarrëse ndaj tij, Këshilli vendosi miratimin e tre rregulloreve:

  • Për shqyrtimin e praktikave korruptive në Këshillin e Lartë Gjyqësor;
  • Për hetimin administrativ të sinjalizimit dhe mbrojtjen e konfidencialitetit në Këshillin e Lartë Gjyqësor;
  • Për hetimin administrativ të kërkesës së sinjalizuesit për mbrojtjen nga hakmarrja në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Në përfundim, me kërkesë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Këshilli vendosi të  shtyjë seancën dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës nr. 4/2021 dhe nr. 5/2021, për fillimin e procedimit disiplinor ndaj dy magjistratëve dhe caktoi datën 13.10.2021, për vijimin e tyre.

Back to top