Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Znj. Naureda Llagami, së bashku me anëtarin e KLGJ-së, Z. Dritan Hallunaj, priti në një takim pune Ministren e Drejtësisë së Kosovës, Znj. Albulena Haxhiu, në kuadrin një vizite zyrtare që kjo e fundit po zhvillon në Shqipëri

Sot në datën 06.10.2021, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Znj. Naureda Llagami, së bashku me anëtarin e KLGJ-së, Z. Dritan Hallunaj, priti në një takim pune Ministren e Drejtësisë së Kosovës, Znj. Albulena Haxhiu, në kuadrin një vizite zyrtare që kjo e fundit po zhvillon në Shqipëri.

Znj. Llagami, bëri një prezantim të rolit, funksioneve dhe veprimtarisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke njohur Znj. Haxhiu me rezultatet tashmë të prekshme të arritura të institucionit si dhe sfidat  gjatë zbatimit të reformës në drejtësi.

Bashkëbiseduesit diskutuan ndër të tjera dhe mbi forcimin e bashkëpunimit dy palësh në funksion të rritjes eficencës dhe kapaciteteve njerëzore në sistemin gjyqësor.

Në mbyllje të këtij takimi, palët u dakordësuan mbi mundësitë e mëtejshme të bashkëpunimit nëpërmjet institucioneve përgjegjëse në fushën e drejtësisë.

Back to top