Njoftim për hapjen e aplikimit, për anëtar në Komitetin e Auditimit të Brendshëm, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.
N j o f t i m
për hapjen e aplikimit, për anëtar në Komitetin e Auditimit të Brendshëm, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Këshilli i Lartë Gjyqësor, bazuar në ligjin nr. 114/2015 “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik” i ndryshuar, neni 13 dhe VKM nr. 160, datë 02.3.2016 “Për mënyrën e funksionimit, kompetencat dhe përbërjen e komitetit të auditimit të brendshëm në njësitë publike” kreu II, njofton hapjen e procedurës e aplikimit për ekspert, në fushat e mëposhtme;
- 1 (një) anëtar të KAB, ekspert nga fusha e auditimit të brendshëm në sektorin public,
-Përshkrimi i përgjithshëm i punës, për pozicionin anëtar në Komitetin e Auditimit të Brendshëm, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, është si më poshtë:
-Të monitorojë, të ofrojë këshilla e rekomandime objektive për Këshillin e Lartë Gjyqësor, në lidhje me funksionimin e sistemeve të kontrollit të brendshëm, si dhe të mbështesë Drejtorinë e Auditimit të Brendshëm në përmbushjen e përgjegjësive të saj.
-T’i japë Këshillit të Lartë Gjyqësor, garanci të arsyeshme për mënyrën e funksionimit të njësisë publike.
-Të monitorojë çdo çështje që lidhet me sistemet e kontrollit të brendshem dhe të auditimit, brenda fushës së përgjegjësisë shtetërore të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
-Të japë mendim për planin strategjik e vjetor të Drejtorisë së Auditimit të Brendshëm, para miratimit nga titullari i njësisë publike.
-Të monitorojë raportet e Drejtorisë së Auditimit të Brendshëm drejtuar titullarit, me qëllim arritjen e objektivave të auditimit të brendshëm.
-Të këshillojë e të japë opinion për titullarin e njësisë publike, për mosmarrëveshjet ndërmjet njësisë (Gjykatës) së audituar dhe Drejtorisë së Auditimit të Brendshëm
-Të bashkëpunojë me Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe me Drejtorinë e Auditimit të Brendshëm.
-Kriteret e kërkuara.
Aplikanti duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme;
a) Të jetë shtetas shqiptar,
b) Të ketë integritet moral dhe profesional,
c) Të zotërojë diplomë në Shkenca Ekonomike në nivelin Master Shkencor, ose të barasvlefshme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë. Diplomat e marra jashtë vendit, duhet të jenë të njohura nga institucioni përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi,
d) Të ketë 10 vite përvojë punë në fushën përkatëse, ose gradë apo titull shkencor dhe 7 vite përvojë në fushën përkatëse
e) Eksperti nga fusha e auditimit të brendshëm në sektorin publik, duhet të jetë i çertifikuar si “Auditues i brendshëm në sektorin publik”,
f) Të mos kenë procese gjyqësore, civile, penale, administrative që janë në proces, si dhe të mos jenë në ndjekje penale nga prokuroria,
g) Të mos jetë i dënuar penalisht me vendim të formës së prerë,
-Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit.
Aplikantët duhet të dorëzojnë kopje të dokumentave të mëposhtëm:
- Kërkesë për shprehje interesi.
- CV
- Fotokopje të diplomës, (për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS).
- Fotokopje të librezës së punës,
- Çertifikatën e “Audituesit të brendshëm në sektorin publik”, për kandidatët ekspert në fushën e auditimit të brendshëm,
- Vetëdeklarim për vërtetimim e gjëndjes gjyqësore.
- Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria.
- Dokumentacion tjetër, mbi trajnimet, kualifikimet, etj,
- Fotokopje e kartës së identitetit/pasaport.
- Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.
Dokumentacioni i mësipërm, duhet të dërgohet në rrugë postare në adresën; Drejtoria e Burimeve Njerëzore, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Rruga: “Ana Komnena”, godina “Poli i Drejtësisë”, Tiranë 1001, ose drejtëpërdrejtë në Zyrën e Protokoll Arkivës, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, brenda datës 20.10.2021.
-Përzgjedhja dhe komunikimi me aplikantët.
Vlerësimi i dokumentacionit të paraqitur dhe përmbushjes së kritereve nga aplikantët, do të kryhet, nga një komision i ngritur për këtë qëllim.
Në përfundim të procesit të vlerësimit, aplikanti i përzgjedhur për anëtar të KAB, do të njoftohet nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore, pranë KLGJ-së, nëpërmjet adresës së email ose telefonit.
Tiranë, më 04.10.2021