Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Sot, më datë 1.10.2021, Këshilli Lartë Gjyqësor, në bashkëpunim me projektin italian CSM-AICS, organizoi konferencën “Roli i Institucioneve Vetëqeverisëse të Drejtësisë në Forcimin e Profesionalizmit dhe Performancës së Gjyqësorit”.

Sot më datë 1.10.2021, Këshilli Lartë Gjyqësor në bashkëpunim me projektin italian CSM-AICS organizoi konferencën “Roli i Institucioneve Vetëqeverisëse të Drejtësisë në Forcimin e Profesionalizmit dhe Performancës së Gjyqësorit”.

Ky aktivitet u organizua me prezencën e Ministrit të Drejtësisë, Z. Ulsi Manja, Ambasadorit të Delegacionit të Bashkimit Evropian, SH.T.Z. Luigi Soreca, Ambasadorit Italian SH.T.Z. Fabrizio Bucci, si dhe përfaqësues të institucioneve në fushën e drejtësisë.
I ftuar nderi në këtë konferencë ishte dhe Z. Filippo Donati, President i Rrjetit Evropian të Këshillave Gjyqësor, i cili bëri një prezantim në lidhje me standardet e ENCJ-së për vlerësimin dhe promovimin e magjistratëve duke ndarë me të pranishmit praktikat më të mira evropiane në këtë fushë.

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Znj. Naureda Llagami, në fjalën e saj përshëndetëse foli për arritjet dhe sfidat e një drejtësie të re, standardet e së cilës duhet të vendosen dhe respektohen së pari nga vetë gjyqësori. Prandaj, zbatimi i modeleve dhe mekanizmave të reja të miratuara nga KLGJ në lidhje me vlerësimin dhe promovimin e gjyqtarëve synojnë të vendosin një sistem promovimi objektiv dhe të bazuar në meritokraci, integritet dhe profesionalizëm.

Ministri i Drejtësisë, Z. Ulsi Manja, gjatë fjalës së tij përmendi se Reforma në Drejtësi ishte e nevojshme dhe aktualisht po prodhon rezultate konkrete në drejtim të përmirësimit të profesionalizmit të gjyqësorit. Rritja e bashkëpunimit me të gjithë aktorët e sistemit të drejtësisë, miratimi i Hartës së re Gjyqësore, rrijta e numrit të magjistratëve të rinj si dhe rritja e aksesit të qytetarëve në drejtësi janë disa nga objektivat kryesor të ministrisë në 4 vjeçarin e ardhshëm.

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian, SH.T.Z. Luigi Soreca, theksoi se tashmë Shqipëria ka hyrë në një fazë të re ku kryefjala është konsolidimi i Reformës në Drejtësi. Një drejtësi e pavarur, është kusht thelbësorë për integrimin e vendit në BE, ndaj si partner të Shqipërisë, BE ka asistuar dhe do vazhdojë të mbështes këtë proces.

Eksperienca vendase lidhur me vlerësimin dhe promovimin e magjistratëve u adresua në mënyrë të veçantë gjatë seksionit të dytë të konferencës përmes prezantimeve të adresuara nga Znj. Brikena Ukperaj, Anëtare e KLGJ, Znj. Esmeralda Keshi, Anëtare e KLP, dhe Z. Arben Rakipi, Drejtor i Shkollës së Magjistraturës. Eksperienca e partnerëve ndërkombëtar në këtë aspekt erdhi përmes Z. Gianluigi PRATOLA, përfaqësues i projektit italian CSM – AICS.

Back to top