Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

N j o f t i m për shpallje konkurimi për vend të lirë pune, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive.

Në zbatim të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, neni 22 dhe neni 25, si dhe VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Kreu II, III, IV dhe VII, Këshilli i Lartë Gjyqësor, njofton shpalljen e konkurimit për vend të lirë pune nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil, për kategorinë ekzekutive (të dy procedurat zhvillohen në të njëjtën kohë), si më poshtë:

  • 1 (një) vend, në pozicionin Auditues i Brendshëm (kategoria ekzekutive, III-b), në Drejtorinë e Auditit të Brendshëm, në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

 Kërkesa të përgjithshme, kandidati duhet të plotësojë të gjitha kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, sipas nenit 21, të ligjit nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

Përshkrimi i përgjithshëm i punës, për pozicionin Auditues i Brendshëm, në Drejtorinë e Auditit të Brendshëm, është si më poshtë:

  1. Të ushtrojë në mënyrë të pavarur funksionin e auditimit, pa lënë hapësirë për ndërhyrje nga kolegët, mbikëqyrësit, drejtuesit e njësisë së auditimit apo pala e audituar, me përjashtim të marrëdhënieve të ndërsjella të këshillimit.
  2. Të kërkojë dhe të sigurojë të gjitha të dhënat me karakter teknik, ekonomik e financiar dhe menaxherial të njësisë që auditohet, duke marrë përsipër ruajtjen e fshehtësisë së tyre, sipas legjislacionit në fuqi.
  3. Të marri nga punonjësit e njësisë së audituar, për rastet që gjykohet e nevojshme, shpjegime, deklarata dhe fotokopje të dokumenteve, në të cilat titullari i njësisë publike të audituar ka vënë shënimin “e njëjtë me origjinalin”, si dhe materiale të transportueshme, në formë elektronike, që janë subjekt i auditimit të brendshëm.
  4. Të ketë kushtet e nevojshme, zyrë dhe pajisje logjistike të përshtatshme për ushtrimin e veprimtarisë së auditimit, kur auditimi kryhet jashtë ambienteve të njësisë publike.
  5. Të ndjekë, në mënyrë periodike, trajnimin e vijueshëm profesional, sipas kërkesave të nenit 20 të ligjit 114/2015 “Për auditimin e brendshëm”.
  6. T’i paraqesin kërkesën drejtuesit të njësisë së auditimit për heqjen dorë nga një veprimtari auditimi, kur vlerësonë se për shkaqe të argumentuara cenohen besueshmëria dhe cilësia e auditimit ose në rastet kur veprimtaria audituese është në kushtet e konfliktit të interesit.
  7. Të njohi, të respektojë dhe të ushtrojë veprimtarinë audituese në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi, si dhe me standardet ndërkombëtare, të pranuara, të auditimit të brendshëm.
  8. Të ushtrojë funksionet në mënyrë objektive dhe me profesionalizëm.
  9. Të veprojnë në përputhje me kërkesat e përcaktuara në Kodin e Etikës, Kartën e Auditimit dhe rregullat për konfidencialitetin për audituesin e brendshëm.
  10. Të kryejë auditime në mënyrë të pavarur, duke u udhëhequr nga interesi publik, për të forcuar besimin në ndershmërinë, paanësinë dhe efektivitetin e shërbimit.
  11. Të ruajë konfidencialitetin e të dhënave, fakteve apo rasteve të gjetura gjatë kryerjes së auditimit apo të lidhur me të, si dhe të ruajë dokumentet për çdo angazhim auditimi të kryer, bazuar në detyrimet, që rrjedhin nga ligjet në fuqi për të drejtat e përdorimit dhe të arkivimit të informacionit zyrtar.
  12. Të përditësojë rregullisht njohuritë dhe aftësitë profesionale, në mënyrë që t’i përdorë ato me efikasitet dhe për të garantuar cilësinë e shërbimit.
  13. Të japi rekomandime për njësinë e audituar për përmirësimin e veprimtarisë, efektivitetin e sistemit të kontrollit të brendshëm, si dhe për masat që duhen ndërmarrë në rastet e konstatimit të dëmeve ekonomike e financiare për zhdëmtimin e tyre dhe për të ulur mundësinë e përsëritjes.
  14. Të raportojë menjëherë te drejtuesi i njësisë së auditimit kur zbulohen parregullsi apo veprime, që në vlerësimin e audituesve të brendshëm përbëjnë vepër penale.

 

  1. KONKURIMI, NËPËRMJET PROCEDURËS SË LËVIZJES PARALELE.

(Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil).

 I.1. Kushtet minimale për plotësimin e vendit të lirë me procedurën e lëvizjes paralele, janë si më poshtë:

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (niveli ekzekutiv, dokument nga institucioni);
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi, (dokument nga institucioni);
  • Të ketë të paktën vlerësimin e fundit të rezultateve në punë, “mirë” apo “shumë mirë”;
  • Të plotësojë kriteret e veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim.

 I.2. Kërkesat e veçanta për pozicionin Auditues i Brendshëm, në Drejtorinë e Auditit të Brendshëm, janë si  më poshtë:

  • Të jetë i Çertifikuar Auditues i Brendshëm në Sektorin Publik;
  • Të zotërojë diplomë të nivelit Master Shkencor (ose të barazvlefshme), në Shkenca Ekonomike. Diploma e nivelit Bachelor, duhet të jetë e të njëjtës fushë;
  • Të ketë eksperiencë pune në profesion jo më pak se 5 (pesë) vite, nga të cilat 3 (tre) vite në fushën e Auditimit;
  • Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup.

I.3. Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brenda datës 04.11.2021, me postë në adresën Këshilli i Lartë Gjyqësor, Adresa; Rruga: “Ana Komnena”, godina Poli i Drejtësisë, Tiranë, ose elektronikisht në adresën e email: burimenjerezore@klgj.al, kopje të dokumenteve të mëposhtëm:

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve të sipërcituara, sjell s’kualifikim të kandidatit.

I.4. Konkurimi është i hapur për nëpunësit civil të të njëjtës kategori me procedurat e lëvizjes paralele dhe do të  zhvillohet në dy faza;

I.4.1. -Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale dhe kërkesave të veçanta në shpalljen për konkurim, për procedurën e lëvizjes paralele, do të kryhet brenda datës 05.11.2021, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe brenda ditës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele dhe kërkesat e veçanta në shpalljen për konkurim.

(Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e përgjegjëse e burimeve njerëzore, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail-it).

 I.4.2. –Intervista e strukturuar me gojë, me kandidatët fitues të fazës së parë, do të zhvillohet më datë 15.11.2021, ora 11.00, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

I.4.3. -Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në intervistë janë;

  • Ligji nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”;
  • Ligji nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”;
  • Ligji nr. 96/2016 “ Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të RSH”
  • Ligji nr. 152/2013 “ Për nëpunësit civil”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij.
  • Ligji nr. 9131, datë 08.09.2003 “ Për rregullat etike në administratën publike”.
  • Ligji Nr.114, datë 22.10.2015 “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik”.
  • Manuali i Auditimit të Brendshëm, miratuar me Urdhërin e Ministrit të Financave nr.100, datë 25.10.2016, i ndryshuar me Urdhërin Nr.4, datë 10.01.2020, për “Miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në Manualin e Auditimit të Brendshëm”;
  • Ligj nr.10 296, datë 8.7.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar;
  • Ligj nr.9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
  • Ligj nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”;
  • Vendim nr. 285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”.

 I.4.4. -Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet sipas kërkesave të VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu VII, pika 18 dhe 19 dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.3.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe për pranimin në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurimit të hapur” të DAP-it, ku në fillim do të vlerësohet për dokumentacionin e dorëzuar, më pas do të vlerësohet intervista e strukturuar me gojë.

I.4.5. –Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së e-mail të kandidatit.

 

  1. KONKURIMI, NËPËRMJET PROCEDURËS SË PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL.

 (Vetëm në rast se pozicioni i lirë i shpallur, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, nuk është plotësuar, pra rezulton i lirë, atëhere ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil. Këtë informacion do ta merrni në faqen zyrtare të internetit, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke filluar nga data 25.11.2021).

 II.1. Kushtet e përgjithshme, kandidati duhet të plotësojë të gjitha kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, sipas nenit 21, të ligjit nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

  • Të jetë shtetas shqiptar.
  • Të ketë zotësi për të vepruar.
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhë të folur.
  • Të jetë në kushtet shëndetësore që lejojnë kryerjen e detyrës përkatëse.
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
  • Të mos jetë marrë masë displinore e largimit nga shërbimi civil dhe që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013, “Për shërbimin civil”, i ndryshuar.

 II.2. Kërkesat e veçanta, për pozicionin Auditues i Brendshëm, në Drejtorinë e Auditit të Brendshëm, janë si  më poshtë:

  • Të zotërojë diplomë të nivelit Master Shkencor (ose të barazvlefshme), në Shkencat Ekonomike. Diploma e nivelit Bachelor, duhet të jetë e të njëjtës fushë;
  • Të jetë i Çertifikuar Auditues i Brendshëm në Sektorin Publik;
  • Të ketë eksperiencë pune në profesion jo më pak se 5 (pesë) vite, nga të cilat 3 (tre) vite në fushën e Auditimit të bredshëm ose të jashtëm;
  • Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup.

 II.3. Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brënda datës 09.11.2021, me postë në adresën Këshilli i Lartë Gjyqësor, adresa; Rruga: “Ana Komnena”, godina Poli i Drejtësisë, Tiranë, ose elektronikisht në adresën burimenjerezore@klgj.al, kopje të dokumenteve të mëposhtëm:

  • Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkurron;
  • Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta

  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS);
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);
  • Dëshmi të gjuhë së huaj;
  • Vërtetim të gjendjes shëndetsore;
  • Vetëdeklarim për vërtetimim e gjëndjes gjyqësore sipas linkut:

https://www.google.com/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=1&ved=2ahUKEwjkgPfJsN_kAhVGzqYKHZK5DSUQFjAAegQIARAC&url=http%3A%2F%2Fwww.dpbsh.gov.al%2Fskedaret%2F1530789798-1445935373-FORMULAR%2520VETEDEKLARIMI.docx&usg=AOvVaw0_aZgs8pyzv0_vDOmbrbHc

  • Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria;
  • Dokumentacion tjetër, mbi trajnimet, kualifikimet;
  • Fotokopje e kartës së identitetit/pasaport;
  • Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.

Mosparaqitja e plotë e dokumentave të listuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

II.4. Konkurimi është i hapur për kandidatët nga jashtë shërbimit civil me eksperiencë pune në profesion jo më pak se 5 (pesë) vite, nga të cilat 3 (tre) vite në fushën e Auditimit të bredshëm ose të jashtëm, që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe kërkesat e veçanta për vendin e lirë.

II.4.1. -Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve të përgjithshme dhe kërkesave të veçanta, në shpalljen për konkurim, për procedurën e pranimit nga jashtë shërbimit civil, do të kryhet brenda datës 25.11.2021, dhe brenda ditës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe kërkesat e veçanta, përcaktuar në shpallje.

II.4.2. -Kandidatët që plotësojnë kushtet minimale edhe kërkesat e posaçme në shpalljen, do të marrin informacion në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe portalin e Shërbimi Kombëtar i Punësimit, duke filluar nga data 25.11.2021, për fazat e mëtejshme që i përkasin kësaj procedure konkurrimi:

– Për verifikimin paraprak dhe datën e daljes së rezultateve.

– Për datën, orën dhe vendin e zhvillimit të testimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me gojë.

– Për mënyrën e vlerësimit të kandidatëve konkurrues.

 II.4.3. -Fusha e njohurive, ku do të vlerësohen njohuritë, aftësitë dhe cilësitë që janë:

II.4.3.a. -Kandidatët në testimin me shkrim, do të vlerësohen në lidhje me njohuritë mbi;

  • Ligji nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”;
  • Ligji nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”;
  • Ligji nr. 96/2016 “ Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të RSH”
  • Ligji nr. 152/2013 “ Për nëpunësit civil”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij.
  • Ligji nr. 9131, datë 08.09.2003 “ Për rregullat etike në administratën publike”.
  • Ligji Nr.114, datë 22.10.2015 “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik”.
  • Manuali i Auditimit të Brendshëm, miratuar me Urdhërin e Ministrit të Financave nr.100, datë 25.10.2016, i ndryshuar me Urdhërin Nr.4, datë 10.01.2020, për “Miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në Manualin e Auditimit të Brendshëm”;
  • Ligj nr.10 296, datë 8.7.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar;
  • Ligj nr.9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
  • Ligj nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”;
  • Vendim nr. 285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”.

II.4.3.b. -Kandidatët në intervistën e strukturuar me gojë do të vlerësohen, në lidhje me njohuritë mbi; bazën ligjore të sipërcituar, si dhe njohuritë, aftësitë, kompetencat mbi përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

II.4.4. -Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet në lidhje me:

  • Vlerësimin e testimit me shkrim, deri në 60 pikë,
  • Vlerësimi i intervistës së strukturuar me gojë, që konsiston në njohuritë, aftësitë, kompetencat për përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri 25 pikë,
  • Jetëshkrimin, që konsiston në arsimimin, përvojën në punë, trajnimet apo kualifikimet, të lidhura me fushën, deri 15 pikë.

Mënyra e vlerësimit do kryhet sipas VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.3.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, për kategorinë e mesëm dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur” të DAP-it.

II.5. Data e daljes së rezultateve të konkurrimit dhe mënyra e komunikimit;

II.5.1, -Data e daljes së rezultateve, të gjithë kandidatët pjesëmarrës do të njihen me to duke vizituar faqen zyrtare të internetit, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

II.5.2, -Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së email të kandidatit.

II.5.3, -Të gjithë kandidatët që aplikojnë për konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil, do të marrin informacion në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke filluar nga data 25.11.2021, për fazat e mëtejshme që i përkasin kësaj procedure konkurimi.

 

Tiranë, më 25.10.2021

 

Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak për lëvizje paralale në kategorinë e ekzekutive.

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 25 dhe VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, kreut VII, pika 9, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim, ju njoftojmë se për pozicionin:

Auditues i Brendshëm (kategoria ekzekutive, III-b), në Drejtorinë e Auditit të Brendshëm, në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit, është:

  • Auken Herri

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 15.11.2021, ora 11.00, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor

 

Tiranë, më 05.11.2021

 

Njoftim mbi shpalljen e fituesit

Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Kreu IV, pika 14 dhe 22, në përfundim të konkurrimit të hapur sipas procedurës së lëvizjes paralele, për 1 (një) vend, në pozicionin Auditues i Brendshëm (kategoria ekzekutive, III-b), në Drejtorinë e Auditit të Brendshëm, në Këshillin e Lartë Gjyqësor, ju dërgojmë për publikim, listën fituese si më poshtë:

  1. Auken Herri       78.66 pikë

 

Tiranë, më 16.11.2021

Back to top