N j o f t i m për shpallje konkurimi për vend të lirë pune në shërbimin civil, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë, për kategorinë e mesme drejtuese.
N j o f t i m
për shpallje konkurimi për vend të lirë pune në shërbimin civil, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë, për kategorinë e mesme drejtuese.
Bazuar në ligjin nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar neni 26, VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, kreu II dhe kreu III, VKM nr. 972, datë 02.12.2020 “Për organizimin, funksionimin e përcaktimin e kompetencave të Qendrës së Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë“, pika 18 dhe Vendimit nr. 3, datë 19.10.2021 “Për shpalljen e vendit vakant në pozicionin Drejtor Ekzekutiv i Qendrës së Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë“ të Bordit Drejtues, Këshilli i Lartë Gjyqësor, njofton shpalljen e konkurimit për vend të lirë pune në shërbimin civil, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë, për kategorinë e mesëm drejtuese (të dy procedurat zhvillohen në të njëjtën kohë), si më poshtë:
-1 (një) vend, në pozicionin Drejtor Ekzekutiv i Qendrës së Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë, (Kategoria e Mesme Drejtuese, II-b), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.
-Përshkrimi i përgjithshëm i punës, për pozicionin Drejtor Ekzekutiv i Qendrës së Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë, është si më poshtë:
- Përfaqëson qendrën në marrëdhëniet me palët e treta;
- Menaxhon veprimtarinë e qendrës dhe të nëpunësve të saj;
- Kujdeset për dokumentimin e të gjitha mbledhjeve të Bordit dhe publikimin e tyre, sipas udhëzimeve të kryetarit të bordit;
- Udhëzon dhe bashkëpunon me njësinë e burimeve njerëzore të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për hartimin e përshkrimeve të punës, sipas specifikimeve të çdo pozicioni pune;
- Udhëzon dhe bashkëpunon me njësinë përgjegjëse për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për hartimin e projektbuxhetit të qendrës dhe siguron dorëzimin në kohë në bord;
- Harton rregulloren e brendshme për organizimin dhe funksionimin e Qendrës së Teknologjisë së Informacionit dhe ja propozon bordit për miratim;
- Kryen detyrat e drejtuesit të „njësisë përgjegjëse“, në kuptim të legjislacionit në fuqi për nëpunësin civil, si dhe çdo detyrë tjetër të caktuar në legjislacionin në fuqi apo vendim bordi;
– Kushtet e përgjithshme, kandidati duhet të plotësojë të gjitha kushtet e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, përcaktuar në nenin 21, të ligjit nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.
- KONKURIMI, NËPËRMJET PROCEDURËS SË LËVIZJES PARALELE.
(Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë proçedurë vetëm nëpunës civil të së njëjtës kategori, nga të gjithë institucionet pjesë e shërbimit civil).
I.1. Kushtet minimale, që kandidati duhet të plotësojë për vendin e lirë, sipas procedurës për lëvizjen paralele, janë si më poshtë:
- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori II-b (dokument nga institucioni),
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi, (dokument nga institucioni),
- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit të rezultateve në punë, mirë apo shumë mirë,
- Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurim.
I.2. Kërkesat e posaçme për pozicionin Drejtor Ekzekutiv i Qendrës së Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë, janë si më poshtë:
- Të zotërojë diplomë të nivelit Master Shkencor (ose të barazvlefshme), në Shkencat e Teknologjisë së Informacionit ose Inxhinieri Elektronike. Diploma e nivelit Bachelor, duhet të jetë e të njëjtës fushë;
- Të ketë eksperiencë profesionale jo më pak se 7 (shtatë) vite, në fushën e Teknologjisë së Informacionit;
- Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup.
I.3. Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brenda datës 01.11.2021, me postë në adresën Këshilli i Lartë Gjyqësor, Adresa; Rruga: “Ana Komnena”, godina Poli i Drejtësisë, Tiranë, ose elektronikisht në adresën e email: [email protected], kopje të dokumenteve të mëposhtëm:
- Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkuron;
- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS);
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Dokument që nuk ka masë disiplinore në fuqi, (dokument nga institucioni);
- Vlerësimin e fundit të rezultateve në punë;
- Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);
- Vetëdeklarim për vërtetimin e gjendjes gjyqësore, sipas linkut https://www.google.com/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=1&ved=2ahUKEwjkgPfJsN_kAhVGzqYKHZK5DSUQFjAAegQIARAC&url=http%3A%2F%2Fwww.dpbsh.gov.al%2Fskedaret%2F1530789798-1445935373-FORMULAR%2520VETEDEKLARIMI.docx&usg=AOvVaw0_aZgs8pyzv0_vDOmbrbHc
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Dokumentacion tjetër, mbi trajnimet, kualifikimet (nëse ka);
- Fotokopje e kartës së identitetit/pasaport;
- Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve të sipërcituara, sjell s’kualifikim të kandidatit.
I.4. Konkurimi është i hapur për nëpunësit civil të të njëjtës kategori me procedurat e lëvizjes paralele dhe do të zhvillohet në dy faza ;
I.4.a. Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale dhe kërkesave të posaçme në shpalljen për konkurim për lëvizjen paralele, do të kryhet brenda datës 02.11.2021, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe brenda ditës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme në shpalljen për konkurim për lëvizjen paralele dhe lista e atyre që nuk i plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme.
(Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e përgjegjëse e burimeve njerëzore, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail-it).
I.4.b. Intervista e strukturuar me gojë, e kandidatëve do të zhvillohet me datë 10.11.2021, ora 11.00, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
I.4.c. Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në intervistë janë, mbi;
- Ligjin nr.8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
- Ligji nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar;
- Ligji nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
- Ligji nr. 96/2016 “ Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të RSH”, i ndryshuar;
- Ligji nr. 152/2013 “ Për nëpunësit civil”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
- Ligji nr. 9131, datë 08.09.2003 “ Për rregullat etike në administratën publike”;
- Ligjin nr. 9367, datë 07.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”;
- VKM nr. 972, datë 02.12.2020 “Për organizimin, funksionimin e përcaktimin e kompetencave të Qendrës së Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë“;
- Ligji nr.9880, datë 25.02.2008“Për Nënshkrimin Elektronik”;
- Ligji nr.10325, datë 23.09.2010,“Për bazën e të dhënave shtetërore”;
- Ligji nr.9887, datë 10.03.2008, i ndryshuar me ligjin Nr.48/2012“Për mbledhjen e të Dhënave Personale”;
- Ligji nr.9918, datë 19.05.2008 “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë”.
I.4.d. Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet në lidhje:
-me dokumentacionin e dorëzuar, për përvojën, trajnimet apo kualifikimet, vlerësimet individuale në punë, vlerësim i cili në total është 40 pikë,
-me njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencës për përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, gjatë intervistës së strukturuar me gojë, vlerësim i cili në total është 60 pikë.
Mënyra e vlerësimit do kryehet sipas VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.3.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, për kategorinë e mesëm dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurimit të hapur” të DAP-it.
I.5. Data e daljes së rezultateve do të jetë me datë 12.11.2021.
I.6. Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së email të kandidatit.
- KONKURIMI, NËPËRMJET PROCEDURËS SË NGRITJES NË DETYRË
(Në rast se pozicioni i lirë i shpallur, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, nuk është plotësuar, pra rezulton i lirë, atëherë ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë. Këtë informacion do ta merrni në faqen zyrtare të internetit, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga data 18.11.2021).
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë proçedurë vetëm nëpunës civil të një kategorie paraardhëse, nga të gjithë institucionet pjesë e shërbimit civil, që plotësojnë kushtet minimale për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e posaçme, për vendin e lirë.
II.1. Kushtet minimale, që kandidati duhet të plotësojë për vendin e lirë, sipas procedurës së ngritjes në detyrë, janë si më poshtë:
- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar (kategoria III-a ose III-a/1), ose në pozicione të barazvlefshme me to,
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi, (dokument nga institucioni),
- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit, mirë apo shumë mirë,
- Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurim.
II.2. Kërkesat e posaçme për pozicionin Drejtor Ekzekutiv i Qendrës së Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë, janë si më poshtë:
- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar (kategoria III-a ose III-a/1), ose në pozicione të barazvlefshme me to.
- Të zotërojë diplomë të nivelit Master Shkencor (ose të barazvlefshme), në Shkencat e Teknologjisë së Informacionit ose Inxhinieri Elektronike. Diploma e nivelit Bachelor, duhet të jetë e të njëjtës fushë;
- Të ketë eksperiencë profesionale jo më pak se 7 (shtatë) vite, në fushën e Teknologjisë së Informacionit;
- Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup.
II.3. Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brenda datës 08.11.2021, me postë në adresën Këshilli i Lartë Gjyqësor, adresa; Rruga: “Ana Komnena”, godina Poli i Drejtësisë, Tiranë, ose elektronikisht në adresën e email: [email protected], kopje të dokumenteve të mëposhtëm:
- Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkuron;
- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS);
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Dokument që nuk ka masë disiplinore në fuqi, (dokument nga institucioni);
- Vlerësimin e fundit të rezultateve në punë;
- Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);
- Vetëdeklarim për vërtetimin e gjendjes gjyqësore, sipas linkut https://www.google.com/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=1&ved=2ahUKEwjkgPfJsN_kAhVGzqYKHZK5DSUQFjAAegQIARAC&url=http%3A%2F%2Fwww.dpbsh.gov.al%2Fskedaret%2F1530789798-1445935373-FORMULAR%2520VETEDEKLARIMI.docx&usg=AOvVaw0_aZgs8pyzv0_vDOmbrbHc
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Dokumentacion tjetër, mbi trajnimet, kualifikimet (nëse ka);
- Fotokopje e kartës së identitetit/pasaport;
- Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve të sipërcituara, sjell s’kualifikim të kandidatit.
II.4. Konkurimi për procedurën e ngritjes në detyrë, përfshin dy faza:
Konkurimi është i hapur për nëpunësit civil ((kategoria III-a ose III-a/1, ose në pozicione të barazvlefshme me to) me të paktën 7 (shtatë) vjet përvojë punë në profesion, që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për vendin e lirë.
II.4.a. Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale dhe kërkesave të posaçme në shpalljen për konkurim, për procedurën e ngritjes në detyrë, do të kryhet brenda datës 18.11.2021, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe brenda ditës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e vecanta në shpalljen dhe lista e atyre që nuk i plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme.
II.4.b. Kandidatët që plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme në shpalljen, do të marrin informacion në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe portalin e Shërbimi Kombëtar i Punësimit, duke filluar nga data 18.11.2021, për fazat e mëtejshme që i përkasin kësaj procedure konkurimi:
– Për verifikimin paraprak dhe datën e daljes së rezultateve.
– Për datë, orën dhe vendin e zhvillimit të testimit me shkrim dhe intervista.
– Për mënyrën e vlerësimit të kandidatëve konkurues.
II.4.c. –Fusha e njohurive, ku do të vlerësohen njohuritë, aftësitë dhe cilësitë që janë:
-Kandidatët në testimin me shkrim, do të vlerësohen në lidhje me njohuritë mbi;
- Ligjin nr.8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar ;
- Ligji nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar;
- Ligji nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
- Ligji nr. 96/2016 “ Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të RSH”, i ndryshuar;
- Ligji nr. 152/2013 “ Për nëpunësit civil”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
- Ligji nr. 9131, datë 08.09.2003 “ Për rregullat etike në administratën publike”;
- Ligjin nr. 9367, datë 07.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”;
- VKM nr. 972, datë 02.12.2020 “Për organizimin, funksionimin e përcaktimin e kompetencave të Qendrës së Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë“.
-Kandidatët në intervistën e strukturuar me gojë do të vlerësohen, në lidhje me njohuritë mbi; bazën ligjore të sipërcituar, si dhe njohuritë, aftësitë, kompetencat mbi përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
II.4.d. Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet në lidhje me:
– Jetëshkrimin, që konsiston në arsimimin, përvojën në punë, trajnimet apo kualifikimet, të lidhura me fushën, deri 20 pikë.
– Vlerësimin e testimit me shkrim, deri në 40 pikë.
– Vlerësimi i intervistës së strukturuar me gojë, që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karierën, deri 40 pikë.
Mënyra e vlerësimit do kryehet sipas VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.3.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, për kategorinë e mesëm dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurimit të hapur” të DAP-it.
II.5. Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit;
II.5.a -Data e daljes së rezultateve, të gjithë kandidatët pjesëmarrës do të njihem me to duke vizituar faqen zyrtare të internetit, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga data 18.11.2021.
II.5.b -Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së email të kandidatit.
II.5.c -Të gjithë kandidatët që aplikojnë për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë, do të marrin informacion në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke filluar nga data 18.11.2021, për fazat e mëtejshme që i përkasin kësaj procedure konkurimi.
Tiranë, me 22.10.2021
Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak për lëvizje paralale në kategorinë e mesme drejtuese.
Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 26 dhe VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, kreu II dhe kreu III, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim, ju njoftojmë se për pozicionin:
– Drejtor Ekzekutiv i Qendrës së Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë, (Kategoria e Mesme Drejtuese, II-b), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Procedura e lëvizjes paralele mbyllet për mungesë aplikimi dhe vendi vakant është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.
Tiranë, me 02.11.2021
Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak dhe vazhdimit të konkurimit sipas procedurës së ngritjes në detyrë, për kategorinë e mesme drejtuese.
Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 26 dhe VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, kreu III, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve minimale dhe kërkesave të veçanta për ngritjen në detyrë, të përcaktuara në shpalljen për konkurim, për pozicionin Drejtor Ekzekutiv i Qendrës së Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë, (Kategoria e Mesme Drejtuese, II-b), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se:
-Kandidati i kualifikuar për të vazhduar konkurimin sipas procedurës së ngritjes në detyrë, është:
– Ervin Misso,
-Testimi me shkrim, ku do të vlerësohen njohuritë në lidhje me bazën ligjore të shpallur në fazën e parë, do të zhvillohet më datë 24.11.2021, ora 11.00, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
– Intervista e strukturuar me gojë, ku do të vlerësohen njohuritë mbi; bazën ligjore të shpallur, aftësitë, kompetencat mbi përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, do të zhvillohet më datë 24.11.2021, ora 14.00, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Tiranë, me 18.11.2021