Këshilli i Lartë Gjyqësor në bashkëpunim me Misionin EURALIUS V zhvilloi një takim me përfaqësuesit e gjykatave të rretheve gjyqësore, për të diskutuar mbi masat e nevojshme për rritjen e eficencës në sistemin gjyqësor
Sot në datën 18.10.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor në bashkëpunim me Misionin EURALIUS V zhvilloi një takim me përfaqësuesit e gjykatave të rretheve gjyqësore, për të diskutuar mbi masat e nevojshme për rritjen e eficencës në sistemin gjyqësor.
Takimi u përshëndet nga Kryetarja e KLGJ-së, Znj. Llagami e cila nënvizoi gatishmërinë e Këshillit për të lehtësuar punën e gjykatave, ndërsa theksoi nevojën për të patur një qasje proaktive për tju përgjigjur emergjencave të kohës.
Drejtuesja e Misionit EURALIUS V, Znj. Agnes Bernhard theksoi se janë gjyqtarët ata që do duhet të propozojnë dhe zbatojnë masa, të cilat sado të vogla do të sjellin një impakt të madh në rritjen e eficencës së sistemit.
Gjetjet e pilotimit mbi standardizimin e urdhërave të ekzekutimit, u prezantuan në këtë takim nga eksperti ndërkombëtar, Z. Pim Albers. Ndërsa përvoja konkrete e këtij pilotimi u adresua nga Znj. Antonela Prendi, gjyqtare në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë. Në fund, përfaqësuesit e gjykatave diskutuan dhe propozuan masa konkrete që lidhen si me administratën gjyqësore ashtu edhe me procedurat gjyqësore, të cilat lehtësojnë punën dhe rrisin eficiencën në gjykata.