Njoftim për shtyp, datë 16 Shtator 2021
Sot, në datën 16.09.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:
Në seancën dëgjimore publike të shqyrtimit të kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për fillimin e shqyrtimit të procedimit disiplinor në ngarkim të magjistratit {…}, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}, Këshilli u njoh me parashtrimet e palëve dhe u drejtoi pyetjet përkatëse. Këshilli vendosi të shtyjë seancën dëgjimore për në datën 05.10.2021, ora 11:00, për të marrë kohë për të vijuar diskutimin e mëtejshëm të kësaj çështjeje.
Këshilli pranoi kërkesën e magjistrates {…}, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}, për të shtyrë seancën dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor dhe vendosi caktimin e datës 05.10.2021, ora 12:30, për vijimin e saj.
Në vijim të shqyrtimit në seancë dëgjimore publike të kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor në ngarkim të magjistrates {…}, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Apelit {…}, Këshilli vendosi të shtyjë seancën dëgjimore për datën 11.10.2021, për të marrë kohë për të vijuar diskutimin e mëtejshëm të kësaj çështjeje.
Këshilli vendosi caktimin e z. Medi Bici, si relator për zhvillimin e procedimit disiplinor nr.6/2021, të filluar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, në ngarkim të magjistratit {…}, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…} dhe z. Maksim Qoku, si relator për zhvillimin e procedimit disiplinor nr.7/2021, ndaj magjistratëve, {…} dhe {…}, me detyrë gjyqtarë pranë Gjykatës së Apelit {…}”.