Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, datë 14 Shtator 2021

Sot, në datën 14.09.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:

Në kuadër të procesit të vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtarëve, si dhe atij të ngritjes në detyrë, Këshilli vendosi miratimin e raporteve të vlerësimit për gjyqtarët znj. Emona Muçi dhe z.Eriol Roshi, për periudhën e vlerësimit 2013-2016 dhe për vitin 2019.

Këshilli vendosi caktimin e z. Dritan Hallunaj, si Kryetar të Komisionit për Mbrojtjen e Gjyqtarëve, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në funksion të mirëadministrimit të sistemit gjyqësor, Këshilli vendosi transferimin e përkohshëm me pëlqim, të gjyqtares znj.Kostandina Kuro, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, të gjyqtarit z.Adrian Shega, në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës dhe të gjyqtarit z. Artur Prenga, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë.

Këshilli vendosi hapjen e procedurës së transferimit të përkohshëm me pëlqim në Gjykatën e Administrative të Shkallës së Parë Vlorë dhe shpalljen e kërkesës për kandidatura.

Në vijim të procesit të ngritjes në detyrë dhe të plotësimit të vendeve vakante në Gjykatën e  Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Këshilli vendosi kualifikimin e kandidates znj. Flojera Davidhi dhe vijimin e procedurës së ngritjes në detyrë, të shpallur me vendimin nr. 125, datë 01.04.2021.

Këshilli, pasi verifikoi përmbushjen e kritereve ligjore për rekrutimin e kandidatëve për këshilltar dhe ndihmës ligjorë, vendosi kualifikimin dhe vijimin e procedurës për emërimin në shërbimin civil gjyqësor të 11 kandidatëve:

  • Znj. Eranda Hysi, në pozicionin e këshilltares ligjore;
  • Znj. Evriklejda Semani në pozicionin e këshilltares ligjore;
  • Z.  Metush Meçka në pozicionin e këshilltarit ligjor;
  • Znj. Orjela Skënderi në pozicionin e ndihmëses ligjore në gjykatat e apelit;
  • Znj. Blerta Aliu në pozicionin e ndihmëses ligjore në gjykatat e apelit;
  • Znj. Enkelejda Patrioti në pozicionin e ndihmëses ligjore në gjykatat e apelit;
  • Znj. Nertila Kalanxhi në pozicionin e ndihmëses ligjore në gjykatat e apelit;
  • Znj. Blerta Hamzallari në pozicionin e ndihmëses ligjore në gjykatat e apelit;
  • Znj. Irena Zhurka në pozicionin e ndihmëses ligjore në gjykatat e apelit;
  • Z. Sokol Loci në pozicionin e ndihmëses ligjore në gjykatat e apelit;
  • Znj. Gersiana Skifteri, në pozicionin e ndihmëses ligjore në gjykatat e apelit.

Pas shqyrtimit të kërkesave të ardhura prej 6 gjykatave, Këshilli vendosi caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve të veçanta, në gjykata të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksione në mënyrë të përhershme.

Back to top