Njoftim për shtyp, datë 4 Gusht 2021
Sot, në datën 04.08.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:
Në zbatim të dispozitave ligjore, Këshilli vendosi caktimin e datës 16.09.2021, ora 13:00, për zhvillimin e seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për fillimin e procedimit disiplinor nr.4/2021, ndaj magjistratit {…}, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}.
Gjithashtu, Këshilli vendosi caktimin e datës 16.09.2021, ora 14:30, për zhvillimin e seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për fillimin e procedimit disiplinor nr.5/2021, ndaj magjistrates {…}, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}.
Pas shqyrtimit të kërkesës për dorëheqje nga detyra të gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor {…}, Këshilli vendosi mbarimin e statusit të magjistratit {…}.
Në përfundim, Këshilli vendosi rrëzimin e kërkesës për daljen në pension të parakohshëm të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit {…}, {…}.