Njoftim për shtyp, datë 29 Korrik 2021
Sot, në datën 29.07.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:
Në përputhje me dispozitat ligjore përkatëse, pas procedurave të shortit, Këshilli vendosi caktimin e z.Dritan Hallunaj si relator për zhvillimin e procedimit disiplinor nr.4/2021, të filluar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, në ngarkim të magjistratit {…}, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}.
Gjithashtu, Këshilli vendosi vendosi caktimin e z.Dritan Hallunaj si relator për zhvillimin e procedimit disiplinor nr.5/2021, të filluar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, në ngarkim të magjistrates {…}, me detyrë gjyqtare në Gjykatën Rrethit Gjyqësor {…}.
Në përfundim, Këshilli vendosi caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve të veçanta, në gjykata të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksione në mënyrë të përhershme.