Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, datë 28 Korrik 2021

Sot, në datën 28.07.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:

Në përputhje me dispozitat ligjore përkatëse, Këshilli vendosi fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr.287, datë 06.07.2020, për kandidaten znj.Elsa Ulliri.

Gjithashtu, Këshilli vendosi fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën Administrative të Apelit, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr.290, datë 06.07.2021, për kandidatët, znj.Arbena Ahmeti, znj.Enerjeta Shehaj (Deraj), z.Engert Pëllumbi, znj.Rezarta Aliu (Paja) dhe z.Sokol Ibi.

Back to top