Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Znj. Naureda Llagami, priti në një takim pune ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, SH.T.Z. Luigi Soreca, i cili ishte i shoqëruar nga Znj. Lenka Vitkova, Shefe Sektori pranë DBE
Sot më datë 22.06.2021, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Znj. Naureda Llagami, priti në një takim pune ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, SH.T.Z. Luigi Soreca, i cili ishte i shoqëruar nga Znj. Lenka Vitkova, Shefe Sektori pranë DBE.
Të pranishmit diskutuan rezultatet dhe sfidat e institucionit të KLGJ-së, si dhe gjithë sistemit gjyqësor në tërësi, jo vetëm në kuadër të zbatimit të reformës në drejtësi por edhe përgjatë kohëve sfiduese të pandemisë globale Covid-19.
Bashkëbiseduesit e përqendruan diskutimin e tyre si në përpjekjet e KLGJ-së për plotësimin e mëtejshëm të Gjykatës së Lartë me gjyqtarë ashtu dhe në marrjen e masave të eficencës përmes diskutimit dhe miratimit të projekt-propozimit të hartës së re gjyqësore me qëllim sigurimin e funksionalitetit të veprimtarisë së gjykatave të apelit dhe atyre të shkallës së parë.
Në mbyllje të këtij takimi Ambasadori Soreca e njohu Znj. Llagami dhe me mekanizmat e reja të asistencës teknike që DBE do të zbatojë në të ardhmen e aftërt, duke synuar ofrimin e një mbështetje të dedikuar për institucionet e pavarura të drejtësisë.