Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Gjatë datave 10-12 Qershor 2021, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami, zhvilloi disa takime në gjykatat e rretheve gjyqësore, si dhe në gjykatat e apelit të juridiksionit të përgjithshëm dhe administrativ, përkatësisht: Durrës, Kavajë, Berat, Lushnje, Krujë, Lezhë, Mat dhe Kurbin.

Znj. Naureda Llagami, diskutoi jo vetëm mbi problematikat e sistemit gjyqësor, por dhe mbi nevojat e gjyqtarëve dhe gjykatave në këto rrethe me qëllim rritjen e efiçencës dhe cilësisë së shërbimeve gjyqësore duke vendosur theksin dhe te projekt-propozimi për një Hartë të re Gjyqësore.

Këto aktivitete u zhvilluan në kuadër të zbatimit të projektit “Mbështetje për Mjetet Juridike Kombëtare për Lehtësimin e Ekzekutimit të Vendimeve të GJEDNJ-së” të Këshillit të Evropës, financuar me fondet e Bashkimi Evropian.

Back to top