Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

N j o f t i m për shpallje konkurimi për vend të lirë pune, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe të pranimit nga jashtë shërbimit civil, për kategorinë ekzekutive

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, Këshilli i Lartë Gjyqësor njofton shpalljen e konkurimit për vend të lirë pune nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil, për kategorinë ekzekutive (të dy procedurat zhvillohen në të njëjtën kohë), si më poshtë:

  • 1 (një) vend, në pozicionin Specialist në Sektorin e Standardeve dhe Infrastrukturës së IT, Drejtoria IT & Menaxhimit të Çështjeve, Departamenti i Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, (kategoria niveli ekzekutiv).

 Kërkesa të përgjithshme, kandidati duhet të plotësojë të gjitha kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, sipas nenit 21, të ligjit nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar

Përshkrimi i përgjithshëm i punës, për pozicionin Specialist në Sektorin e Standardeve dhe Infrastrukturës së IT është si më poshtë:

  1. Krijimi, implementimi, mirëmbajtja e infrastrukturës fizike të rrjetit LAN, menaxhimi dhe mirëmbajtja e informacionit nëpërmjet programeve që ka në zotërim institucioni, si dhe instalimi i programeve të reja ndihmëse dhe plotësimi i kërkesave në zhvillim.
  2. Administrimi dhe mirëmbajtja e rrjetit kompjuterik të institucionit, pajisjet elektronike, sigurinë e email-it dhe internetit, sistemin e serverave, sistemin e back-up-it, racks, ups, routers, switches, firewalls etj;
  3. Mirëmbajtja e sistemit të komunikimit në rrjet të institucionit për shfrytëzimin racional të pajisjeve elektronike, eliminimin e defekteve në pajisjet elektronike që ka në përdorim personeli i institucionit;
  4. Kryen studime, projektime, standardizime të teknologjive të reja të rrjetit me sistemet informatike dhe pajisjet informatike;
  5. Bashkëpunon me strukturat e tjera për përzgjedhjen e programeve më të përshtatshme, instalimin e programeve të reja dhe unifikimin e përdorimit të tyre brenda institucionit;
  6. Përditësimin e informacionit në faqen zyrtare të internetit të institucionit, në bashkëpunim me njësitë e tjera dhe nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Drejtorit të drejtorisë;
  7. Analizimin e problemeve që kanë të bëjnë me përpunimin e informacionit që do të informatizohet dhe ndërtimin e bazës së të dhënave për ligjet dhe akte të tjera.
  8. Zbaton detyrimet që rrjedhin nga Ligji 115/2016 dhe 98/2016, për:
  1. masat mbrojtëse, të cilat sigurojnë vetëm akses të organeve të sistemit të drejtësisë, përveç rasteve kur të dhënat janë me natyrë statistikore ose kur parashikohet ndryshe në ligj;
  2. sigurimin e aksesit të plotë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në të dhënat që përmbajnë të gjithë sistemet e teknologjisë së informacionit në lidhje me Këshillin e Lartë Gjyqësor, gjykatat, Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe zyrat e prokurorisë;
  3. garantimin e mbrojtjes së të dhënave personale dhe konfidencialitetin, si dhe mundësinë e çdo personi për të pasur një proces të rregullt gjyqësor ose mundësinë e një autoriteti publik për kryerjen e një hetimi penal;
  4. organizimin dhe funksionimin e qendrës së teknologjisë së informacionit për sistemin e drejtësisë pranë njërit prej institucioneve të drejtësisë dhe të përcaktojë kompetencat saj.

 

  1. Konkurimi, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele.

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.

 -Kushtet minimale për plotësimin e vendit të lirë me procedurën e lëvizjes paralele, janë si më poshtë:

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori III-b (dokument nga institucioni);
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi, (dokument nga institucioni);
  • Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”;
  • Të plotësojë kriteret e vecanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim.

 -Kërkesat e vecanta për pozicionin Specialist, në Sektorin e Standardeve dhe Infrastrukturës së IT, janë si  më poshtë:

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (III-b);
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  • Të zotërojë diplomë të nivelit Master Shkencor ose Profesional (ose të barazvlefshme), në: Inxhinieri Matematike dhe Informatike: Ekonomi Informatike; Informatikë; Teknologji e Informacionit; Inxhinieri Elektronike. Edhe diploma e nivelit Bachelor, duhet të jetë e të njëjtës fushë;
  • Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 3 (tre) vite, në profesion;
  • Të ketë njohuri të një gjuhe të BE;
  • Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup.

-Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brenda datës 10.05.2021, në adresën Këshilli i Lartë Gjyqësor, Adresa; Poli i Drejtësisë, Rr. “Ana Komnena”, Tiranë, me postë ose në adresën e email [email protected] kopje të dokumenteve të mëposhtëm:

  • Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkurron;
  • Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/duhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta

  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS);
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Dokument që nuk ka masë disiplinore në fuqi, (dokument nga institucioni);
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);
  • Dëshmi të gjuhë së huaj, (nëse ka);
  • Vetëdeklarim për vërtetimin e gjendjes gjyqësore, sipas linkut

https://www.google.com/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=1&ved=2ahUKEwjkgPfJsN_kAhVGzqYKHZK5DSUQFjAAegQIARAC&url=http%3A%2F%2Fwww.dpbsh.gov.al%2Fskedaret%2F1530789798-1445935373-FORMULAR%2520VETEDEKLARIMI.docx&usg=AOvVaw0_aZgs8pyzv0_vDOmbrbHc

  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Dokumentacion tjetër, mbi trajnimet, kualifikimet;
  • Fotokopje e kartës së identitetit/pasaport;
  • Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell s’kualifikim të kandidatit.

-Konkurimi është i hapur për nëpunësit civil të të njëjtës kategori me procedurat e lëvizjes paralele dhe do të  zhvillohet në dy faza ;

-Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale për lëvizjen paralele dhe kërkesave të vecanta në shpalljen për konkurim, do të kryhet brenda datës 11.05.2021, në ambientet e Këshillit e Lartë Gjyqësor, dhe brenda ditës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele dhe kërkesat e vecanta në shpalljen për konkurim.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail-it).

 – Intervistimi i kandidatëve -Njësia përgjegjëse e institucionit do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të KLGJ www.klgj.al, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë.

-Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në intervistë janë;

  • Ligji nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”;
  • Ligji nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”;
  • Ligji nr.9880, datë 25.02.2008“Për Nënshkrimin Elektronik”,
  • Ligji nr.10325, datë 23.09.2010,“Për bazën e të dhënave shtetërore”,
  • Ligji nr.9887, datë 10.03.2008, i ndryshuar me ligjin Nr.48/2012“Për mbledhjen e të Dhënave Personale”
  • Ligji nr.9918, datë 19.05.2008 “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë”,
  • Ligji nr.152/2013 “Për nëpunësit civil”, i ndryshuar
  • Ligji nr.9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat etike në administratën publike”

– Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet sipas kërkesave të VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu VII, pika 18 dhe 19 dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.3.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe për pranimin në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurimit të hapur” të DAP-it, ku në fillim do të vlerësohet për dokumentacionin e dorëzuar, më pas do të vlerësohet intervista e strukturuar me gojë.

-Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së e-mail të kandidatit.

 

  1. Konkurimi, nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil.

 (Vetëm në rast se pozicioni i lirë i shpallur, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, nuk është plotësuar, pra rezulton i lirë, atëhere ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil. Këtë informacion do ta merrni në faqen zyrtare të internetit, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke filluar nga data 24.05.2021).

  -II.1. Kushtet e përgjithshme, kandidati duhet të plotësojë të gjitha kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, sipas nenit 21, të ligjit nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

  • Të jetë shtetas shqiptar.
  • Të ketë zotësi për të vepruar.
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhë të folur.
  • Të jetë në kushtet shëndetësore që lejojnë kryerjen e detyrës përkatëse.
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
  • Të mos jetë marrë masë displinore e largimit nga shërbimi civil dhe që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013, “Për shërbimin civil”, i ndryshuar.

  II.2. Kërkesat e vecanta, për pozicionin Specialist, në Sektorin e Standardeve dhe Infrastrukturës së IT, janë si  më poshtë:

  • Të zotërojë diplomë të nivelit Master Shkencor ose Profesional (ose të barazvlefshme), në: Informatikë; Teknologji e Informacionit; Inxhinieri Elektronike; Ekonomi Informatike. Edhe diploma e nivelit Bachelor, duhet të jetë e të njëjtës fushë;
  • Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 3 (tre) vite, në profesion;
  • Të ketë njohuri të një gjuhe të BE;
  • Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup.

  II.3. Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brënda datës 13.05.2021, në adresën Këshilli i Lartë Gjyqësor, Adresa; Godina ‘Poli i Drejtësisë”, Rr. “Ana Komnena”, Tiranë, me postë ose në adresën e email [email protected] kopje të dokumenteve të mëposhtëm:

  • Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkurron;
  • Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/duhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta

  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS);
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);
  • Dëshmi të gjuhë së huaj;
  • Vërtetim të gjendjes shëndetsore;
  • Vetëdeklarim për vërtetimim e gjëndjes gjyqësore sipas linkut:

https://www.google.com/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=1&ved=2ahUKEwjkgPfJsN_kAhVGzqYKHZK5DSUQFjAAegQIARAC&url=http%3A%2F%2Fwww.dpbsh.gov.al%2Fskedaret%2F1530789798-1445935373-FORMULAR%2520VETEDEKLARIMI.docx&usg=AOvVaw0_aZgs8pyzv0_vDOmbrbHc

  • Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria;
  • Dokumentacion tjetër, mbi trajnimet, kualifikimet;
  • Fotokopje e kartës së identitetit/pasaport;
  • Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.

Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit.

II.4. Konkurrimi është i hapur për kandidatët nga jashtë shërbimit civil me të paktën 3 (tre) vjet përvojë punë në profesion, që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për vendin e lirë.

II.4.a. Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale dhe kërkesave të posaçme në shpalljen për konkurrim, për procedurën e pranimit nga jashtë shërbimit civil, do të kryhet brenda datës 24.05.2021, dhe brenda ditës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e veçanta në shpalljen.

 II.4.b. Kandidatët që plotësojnë kushtet minimale edhe kërkesat e posaçme në shpalljen, do të marrin informacion në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe portalin e Shërbimi Kombëtar i Punësimit, duke filluar nga data 24.05.2021, për fazat e mëtejshme që i përkasin kësaj procedure konkurrimi:

– Për verifikimin paraprak dhe datën e daljes së rezultateve.

– Për datën, orën dhe vendin e zhvillimit të testimit me shkrim dhe intervistës së             strukturuar me gojë.

– Për mënyrën e vlerësimit të kandidatëve konkurrues.

II.4.c. Fusha e njohurive,

-Kandidatët do të vlerësohen në testimin me shkrim, në lidhje me;

  • Ligji nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”;
  • Ligji nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”;
  • Ligji nr.9880, datë 25.02.2008“Për Nënshkrimin Elektronik”,
  • Ligji nr.10325, datë 23.09.2010,“Për bazën e të dhënave shtetërore”,
  • Ligji nr.9887, datë 10.03.2008, i ndryshuar me ligjin Nr.48/2012“Për mbledhjen e të Dhënave Personale”
  • Ligji nr.9918, datë 19.05.2008 “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë”,
  • Ligji nr.152/2013 “ Për nëpunësit civil”, i ndryshuar
  • Ligji nr.9131, datë 08.09.2003 “ Për rregullat etike në administratën publike”

 -Kandidatët do të vlerësohen gjatë intervistës së strukturuar me gojë, në lidhje me; njohuritë, aftësitë, kompetencat për përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

II.4.d. Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet në lidhje me:

  • Vlerësimin e testimit me shkrim, deri në 60 pikë,
  • Vlerësimi i intervistës së strukturuar me gojë, që konsiston në njohuritë, aftësitë, kompetencat për përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri 25 pikë,
  • Jetëshkrimin, që konsiston në arsimimin, përvojën në punë, trajnimet apo kualifikimet, të lidhura me fushën, deri 15 pikë.

Mënyra e vlerësimit do kryhet sipas VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.3.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, për kategorinë e mesëm dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur” të DAP-it.

II.5. Data e daljes së rezultateve të konkurrimit dhe mënyra e komunikimit;

II.5.a -Data e daljes së rezultateve, të gjithë kandidatët pjesëmarrës do të njihen me to duke vizituar faqen zyrtare të internetit, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

II.5.b -Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së email të kandidatit.

II.5.c -Të gjithë kandidatët që aplikojnë për konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit nga jashtë shërbimit civil, do të marrin informacion në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke filluar nga data 24.05.2021, për fazat e mëtejshme që i përkasin kësaj procedure konkurrimi.

 

Tiranë, më 29.04.2021

 

 

Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak për lëvizje paralele në kategorinë ekzekutive

Në zbatim të nenit 25 të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar; si dhe të pikës 9 të kreut VII, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralale dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, ju njoftojmë se për pozicionin:

  • Specialist i Standardeve dhe Infrastrukturës së IT, Drejtoria IT dhe Menaxhimit të Çështjeve, Departamenti i Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, (kategoria niveli ekzekutiv).

 Procedura e lëvizjes paralele mbyllet për mungesë aplikimi dhe vendi vakant është i vlefshëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit nga jashtë shërbimit civil.

 

Tiranë, më 11.05.2021

 

Njoftim mbi verifikimin paraprak për procedurën e pranimit në kategorinë ekzekutive

Në zbatim të nenit 25 të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; si dhe të kreut VII, të VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të përgjithshme dhe të veçanta për pranimin në shërbimin, civil të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, ju njoftojmë se për pozicionin:

  • Specialist në Sektorin e Standardeve dhe Infrastrukturës së IT, Drejtoria IT & Menaxhimit të Çështjeve, Departamenti i Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, (kategoria niveli ekzekutiv).

Kandidati i kualifikuar, për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit, është:

  1.  Besart Bogdani,

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 03.06.2021, ora 10:00, në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 03.06.2021, ora 13:00 në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

 

Tiranë, më 24.05.2021

 

Shpallja e listës së fituesit

Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Kreu IV, pika 14 dhe 22, në përfundim të konkurrimit të hapur sipas procedurës së pranimit në shërbimin civil, për 1 (një) vend, në pozicionin Specialist në Sektorin e Standardeve dhe Infrastrukturës së IT, Drejtoria IT dhe Menaxhimit të Çështjeve, Departamenti i Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju dërgojmë për publikim, listën e fituesit si më poshtë:

  1. Besart Bogdani           72.20 pikë

 

Tiranë, më 04.06.2021

Back to top