Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

N j o f t i m për shpallje konkurimi për vend të lirë pune, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe të pranimit nga jashtë shërbimit civil, për kategorinë ekzekutive

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, Këshilli i Lartë Gjyqësor njofton shpalljen e konkurimit për vend të lirë pune nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil, për kategorinë ekzekutive (të dy procedurat zhvillohen në të njëjtën kohë), si më poshtë:

  • 1 (një) vend, në pozicionin Specialist i Burimeve Njerëzore, në Sektorin e Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve për Administratën, Drejtoria e Burimeve Njerëzore, Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Administrative, (niveli ekzekutiv).

 

Kërkesa të përgjithshme, kandidati duhet të plotësojë të gjitha kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, sipas nenit 21, të ligjit nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar

 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës, për pozicionin Specialist i Burimeve Njerëzore, në Sektorin e Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve për Administratën është si më poshtë:

 

  1. Mbledh dhe përpunon informacionin mbi organikën e sistemit gjyqësor. Krijon bazën e të dhënave të organikës të gjykatave, rifreskon në vazhdimësi organikën faktike të gjykatave.
  2. Jep kontribut në planifikimin e burimeve njerëzore, për stafin administrativ, për pushtetin gjyqësor në kuadër të projektbuxhetit.
  3. Detajon numrin e punonjësve të miratuar për pushtetin gjyqësor me ligjin e buxhetit.
  4. Regjistron statusin e nëpunësve në detyrë në administratën gjyqësore, brenda një jave pasi është dhënë vendimi dhe është informuar KLGJ;
  5. Regjistron statusin e kancelarëve në detyrë, nëpunësve civilë në detyrë në Gjykatën e Lartë, këshilltarëve dhe ndihmësve ligjorë në detyrë dhe punonjësve të tjerë në administratën gjyqësore;
  6. Publikon shpalljen e konkurrimit të hapur për vendet e lira në shërbimin civil gjyqësor, si dhe fillimin e procedurave për ngritjen në detyrë dhe lëvizjen paralele;
  7. Menaxhon listën e kandidatëve fitues për pozicionet në shërbimin civil gjyqësor.
  8. Ndjek plotësimin e pozicioneve të lira në institucion për pranimin e nëpunësve civil, lëvizjen paralele, ngritje në detyrë, kualifikimin dhe largimin nga puna. .
  9. Bashkëpunon me Shkollën Shqiptare të Administratës Publike (ASPA) për trainimin e nëpunësve civil të institucionit.
  10. Administron dosjet e personelit sipas dispozitave ligjore në fuqi.
  11. Ndjek procedurën e vlerësimit të performancës për vlerësimin e rezultateve individuale të punës për nëpunësit civil, në bashkëpunim me raportuesit.
  12. Ndjek frekuentimin e punonjësve, përgatit dhe përcjell në financë listëprezencën mujore.
  13. Siguron informacion të përditësuar, përpilon shkresa, analiza, informacione për organikat e gjykatave dhe problemet e lidhura me to, për njësitë e interesuara dhe Institucionet respektive.

 

  1. Konkurimi, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele.

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.

 

-Kushtet minimale për plotësimin e vendit të lirë me procedurën e lëvizjes paralele, janë si më poshtë:

 

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (niveli ekzekutiv, dokument nga institucioni);
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi, (dokument nga institucioni);
  • Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”;
  • Të plotësojë kriteret e vecanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim.

 

-Kërkesat e vecanta për pozicionin Specialist në Sektorin e Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve për Administratën, janë si  më poshtë:

 

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (niveli ekzekutiv);
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  • Të zotërojë diplomë të nivelit Master Shkencor (ose të barazvlefshme), në: Shkenca Juridike ose Shkenca Sociale. Diploma e nivelit Bachelor, duhet të jetë e të njëjtës fushë;
  • Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 2 (dy) vite;
  • Të ketë njohuri të një gjuhe të BE;
  • Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup.

 

-Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brenda datës 10.05.2021, në adresën Këshilli i Lartë Gjyqësor, Adresa; Poli i Drejtësisë, Rr. “Ana Komnena”, Tiranë, me postë ose në adresën e email burimenjerezore@klgj.al kopje të dokumenteve të mëposhtëm:

 

  • Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkurron;
  • Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/duhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta

  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS);
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Dokument që nuk ka masë disiplinore në fuqi, (dokument nga institucioni);
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);
  • Dëshmi të gjuhës së huaj, (nëse ka);
  • Vetëdeklarim për vërtetimin e gjendjes gjyqësore, sipas linkut

https://www.google.com/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=1&ved=2ahUKEwjkgPfJsN_kAhVGzqYKHZK5DSUQFjAAegQIARAC&url=http%3A%2F%2Fwww.dpbsh.gov.al%2Fskedaret%2F1530789798-1445935373-FORMULAR%2520VETEDEKLARIMI.docx&usg=AOvVaw0_aZgs8pyzv0_vDOmbrbHc

  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Dokumentacion tjetër, mbi trajnimet, kualifikimet;
  • Fotokopje e kartës së identitetit/pasaport;
  • Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell s’kualifikim të kandidatit.

 

-Konkurimi është i hapur për nëpunësit civil të të njëjtës kategori me procedurat e lëvizjes paralele dhe do të  zhvillohet në dy faza ;

-Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale për lëvizjen paralele dhe kërkesave të vecanta në shpalljen për konkurim, do të kryhet brenda datës 12.05.2021, në ambientet e Këshillit e Lartë Gjyqësor, dhe brenda ditës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele dhe kërkesat e vecanta në shpalljen për konkurim.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail-it).

 

– Intervistimi i kandidatëve -Njësia përgjegjëse e institucionit do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të KLGJ www.klgj.al, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë.

 

-Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në intervistë janë;

 

  • Ligji nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”;
  • Ligji nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”;
  • Ligji nr.96/2016 “ Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të RSH”;
  • Ligji nr.152/2013 “ Për nëpunësit civil”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
  • Ligji nr.9131, datë 08.09.2003 “ Për rregullat etike në administratën publike”;
  • Ligji nr.44/2015 “ Kodi i Procedurës Administrative”;
  • Vendimi nr. 622, datë 10.12.2020 “Për lëvizjen paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimi në shërbimin civil gjyqësor” të Këshillit të Lartë Gjyqësor
  • Udhëzimi nr. 85, datë 11.03.2021“Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil gjyqësor nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë dhe pranimit nëpërmjet konkurrimit të hapur” të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

 

– Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet sipas kërkesave të VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu VII, pika 18 dhe 19 dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.3.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe për pranimin në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurimit të hapur” të DAP-it, ku në fillim do të vlerësohet për dokumentacionin e dorëzuar, më pas do të vlerësohet intervista e strukturuar me gojë.

-Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së e-mail të kandidatit.

 

  1. Konkurimi, nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil.

 

(Vetëm në rast se pozicioni i lirë i shpallur, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, nuk është plotësuar, pra rezulton i lirë, atëhere ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil. Këtë informacion do ta merrni në faqen zyrtare të internetit, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke filluar nga data 24.05.2021).

 

 

-II.1. Kushtet e përgjithshme, kandidati duhet të plotësojë të gjitha kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, sipas nenit 21, të ligjit nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

  • Të jetë shtetas shqiptar.
  • Të ketë zotësi për të vepruar.
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhë të folur.
  • Të jetë në kushtet shëndetësore që lejojnë kryerjen e detyrës përkatëse.
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
  • Të mos jetë marrë masë displinore e largimit nga shërbimi civil dhe që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013, “Për shërbimin civil”, i ndryshuar.

 

II.2. Kërkesat e vecanta, për pozicionin Specialist në Sektorin e Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve për Administratën, janë si  më poshtë:

 

  • Të zotërojë diplomë të nivelit Master Shkencor (ose të barazvlefshme), në: Shkenca Juridike ose Shkenca Sociale. Diploma e nivelit Bachelor, duhet të jetë e të njëjtës fushë;
  • Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 2 (dy) vite;
  • Të ketë njohuri të një gjuhe të BE;
  • Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup.

 

II.3. Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brënda datës 14.05.2021, në adresën Këshilli i Lartë Gjyqësor, Adresa; Godina ‘Poli i Drejtësisë”, Rr. “Ana Komnena”, Tiranë, me postë ose në adresën e email burimenjerezore@klgj.al kopje të dokumenteve të mëposhtëm:

 

  • Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkurron;
  • Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/duhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta

  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS);
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);
  • Dëshmi të gjuhë së huaj;
  • Vërtetim të gjendjes shëndetsore;
  • Vetëdeklarim për vërtetimim e gjëndjes gjyqësore sipas linkut:

https://www.google.com/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=1&ved=2ahUKEwjkgPfJsN_kAhVGzqYKHZK5DSUQFjAAegQIARAC&url=http%3A%2F%2Fwww.dpbsh.gov.al%2Fskedaret%2F1530789798-1445935373-FORMULAR%2520VETEDEKLARIMI.docx&usg=AOvVaw0_aZgs8pyzv0_vDOmbrbHc

  • Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria;
  • Dokumentacion tjetër, mbi trajnimet, kualifikimet;
  • Fotokopje e kartës së identitetit/pasaport;
  • Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.

 

Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit.

II.4. Konkurrimi është i hapur për kandidatët nga jashtë shërbimit civil me të paktën 2 (dy) vite përvojë punë, që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për vendin e lirë.

II.4.a. Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale dhe kërkesave të posaçme në shpalljen për konkurrim, për procedurën e pranimit nga jashtë shërbimit civil, do të kryhet brenda datës 24.05.2021, dhe brenda ditës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e veçanta në shpalljen.

II.4.b. Kandidatët që plotësojnë kushtet minimale edhe kërkesat e posaçme në shpalljen, do të marrin informacion në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe portalin e Shërbimi Kombëtar i Punësimit, duke filluar nga data 24.05.2021, për fazat e mëtejshme që i përkasin kësaj procedure konkurrimi:

– Për verifikimin paraprak dhe datën e daljes së rezultateve.

– Për datën, orën dhe vendin e zhvillimit të testimit me shkrim dhe intervistës së             strukturuar me gojë.

– Për mënyrën e vlerësimit të kandidatëve konkurrues.

II.4.c. Fusha e njohurive,

-Kandidatët do të vlerësohen në testimin me shkrim, në lidhje me;

  • Ligji nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”;
  • Ligji nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”;
  • Ligji nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të RSH”;
  • dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij.
  • Ligji nr.9131, datë 08.09.2003 “ Për rregullat etike në administratën publike”
  • Ligji nr.44/2015 “ Kodi i Procedurës Administrative”.
  • Vendimi nr. 622, datë 10.12.2020 “Për lëvizjen paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimi në shërbimin civil gjyqësor” të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
  • Udhëzimi nr. 85, datë 11.03.2021“Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil gjyqësor nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë dhe pranimit nëpërmjet konkurrimit të hapur” të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

-Kandidatët do të vlerësohen gjatë intervistës së strukturuar me gojë, në lidhje me; njohuritë, aftësitë, kompetencat për përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

II.4.d. Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet në lidhje me:

  • Vlerësimin e testimit me shkrim, deri në 60 pikë,
  • Vlerësimi i intervistës së strukturuar me gojë, që konsiston në njohuritë, aftësitë, kompetencat për përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri 25 pikë,
  • Jetëshkrimin, që konsiston në arsimimin, përvojën në punë, trajnimet apo kualifikimet, të lidhura me fushën, deri 15 pikë.

Mënyra e vlerësimit do kryhet sipas VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.3.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, për kategorinë e mesëm dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur” të DAP-it.

II.5. Data e daljes së rezultateve të konkurrimit dhe mënyra e komunikimit;

II.5.a -Data e daljes së rezultateve, të gjithë kandidatët pjesëmarrës do të njihen me to duke vizituar faqen zyrtare të internetit, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

II.5.b -Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së email të kandidatit.

II.5.c -Të gjithë kandidatët që aplikojnë për konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit nga jashtë shërbimit civil, do të marrin informacion në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke filluar nga data 24.05.2021, për fazat e mëtejshme që i përkasin kësaj procedure konkurrimi.

 

Tiranë, më 30.04.2021

 

Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak për lëvizje paralele në kategorinë ekzekutive

Në zbatim të nenit 25 të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar; si dhe të pikës 9 të kreut VII, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralale dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, ju njoftojmë se për pozicionin:

  • Specialist i Burimeve Njerëzore, në Sektorin e Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve për Administratën, Drejtoria e Burimeve Njerëzore, Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Administrative, (niveli ekzekutiv).

 Procedura e lëvizjes paralele mbyllet për mungesë aplikimi dhe vendi vakant është i vlefshëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit nga jashtë shërbimit civil.

 

Tiranë, më 12.05.2021

 

Njoftim mbi verifikimin paraprak për procedurën e pranimit në kategorinë ekzekutive

Në zbatim të nenit 25 të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; si dhe të kreut VII, të VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të përgjithshme dhe të veçanta për pranimin në shërbimin, civil të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, ju njoftojmë se për pozicionin:

  • Specialist i Burimeve Njerëzore, në Sektorin e Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve për Administratën, Drejtoria e Burimeve Njerëzore, Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Administrative, (niveli ekzekutiv).

 Kandidatët e kualifikuar, për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit, janë:

  1.  Akloida Gecaj,
  2. Angela Sula;
  3. Miljanda Bardhoshi;

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 04.06.2021, ora 10:00, në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 04.06.2021, ora 13:30 në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

 

Tiranë, më 24.05.2021

 

Shpallja e listës së fituesit

Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Kreu IV, pika 14 dhe 22, në përfundim të konkurrimit të hapur sipas procedurës së pranimit në shërbimin civil, për 1 (një) vend, në pozicionin Specialist i Burimeve Njerëzore, në Sektorin e Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve për Administratën, Drejtoria e Burimeve Njerëzore, Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Administrative, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju dërgojmë për publikim, listën e fituesit si më poshtë:

  1. Angela Sula           75.40 pikë

 

Tiranë, më 08.06.2021

Back to top