Njoftim për shtyp , datë 29 Mars 2021
Sot, në datën 29.03.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:
Në kuadër të plotësimit të pozicioneve të lira si dhe procesit të ngritjes në detyrë të gjyqtarëve, Këshilli vendosi fillimin e procedurës së përzgjedhjes për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Apelit Korçë, për një pozicion të lirë në fushën e së drejtës civile, si dhe në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për një pozicion të lirë.
Gjithashtu, pas kryerjes së procedurave ligjore, si dhe verifikimit të thelluar të kushteve dhe kritereve të emërimit, Këshilli vendosi miratimin e renditjes së gjyqtarëve kandidatë për tre pozicionet e lira në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si më poshtë vijon:
Për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr.88, datë 26.02.2020:
- Miliana Muça;
- Daniela Shirka; Znj. Iliriana Olldashi.
Për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr.89, datë 26.02.2020:
- Miliana Muça;
- Daniela Shirka.
Për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr.90, datë 26.02.2020:
- Miliana Muça;
- Daniela Shirka;
- Iliriana Olldashi.
Në vijim, pas shqyrtimit të kërkesës së gjyqtares znj.Amarilda Sulaj, Këshilli vendosi përjashtimin e saj nga lista e gjyqtarëve që caktohen për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, për një afat të caktuar.
Në përfundim, Këshilli vendosi refuzimin e kërkesës së gjyqtares znj.Evjeni Sinojmeri për dhënien e lejes shtesë të papaguar.